7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Arrestohen pesë persona në Prizren, për kontrabandim me emigrant

PoliciaKS-prangatPesë persona të arrestuar, shumë dokumente identifikimi, në mesin e tyre edhe pasaporta të Kosovës dhe aparatura për falsifikim dhe plastifikim të dokumenteve, janë rezultat i një operacioni të koduar me emrin “Dubrava”, që ka kryer Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit. Po ashtu, sipas policisë, personat e arrestuar kanë bërë dhe falsifikim të vulave. Dyshohet se të arrestuarit kanë mashtruar 26 viktima.

E gjithë kjo, nga Policia, konsiderohet si krim i organizuar dhe kontrabandim me emigrant.

Sipas hetimeve të Policisë së Kosovës, viktimat kanë paguar nga 1500 deri në 4 mijë euro, për të dalë jashtë vendit. Hetimet për këtë rast, kanë filluar në tetorin e vitit të kaluar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Nga Zamira Bytyqi Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane,...

Kohë lufte

Enver Sulaj Sa të bukura janë fjalët Sa të trishtueshme dhembjet Kur sytë ke mbyllur E mbi kokë të rrinë engjëjt. Nuk është kjo jeta e ëndrrave As pikëshikimi i...

Lajmet e Fundit