Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit në dorë të Thaçit

Hashim Thaci 2

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, do të vendosë për kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit. Ai më vete sot ka marrë katër emra, që janë propozuar nga Kryesia e re për kandidat për Prizrenin.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se Kryesia e re për kryetar të Prizrenit, ka propozuar: Ramadan Mujën, Nait Hasanin, Nijazi Kryeziun dhe Veton Firzin. “Emrat i ka marrë Thaçi me vete në Prishtinë. Ai do të vendosë dhe përcaktohet për njërin prej këtyre emrave”, tregon burimi i “PrizrnPress-it”. Lajmin për emrimin e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Thaçi do të jep nga Prishtina. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit