Partitë mobilizohen për t’i ruajtur bastionet

Rritja e madhe e numrit të vëzhguesve në zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor, zvogëlon mundësinë e manipulimeve me vota. Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kësaj radhe monitorimi do të jetë më rigoroz e nuk do të lejohet të ndodhin manipulime siç kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara, shkruan sot, gazeta Zeri.

Partitë politike kanë angazhuar numër të madh të vëzhgueseve për t’i eliminuar manipulimet me vota nëpër bastionet e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) bastion të saj e ka pasur rajonin e Drenicës ku në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur nga mbarimi i luftës e deri më tash ka marrë më shumë vota sesa partitë tjera, të cilat kanë qenë në garë.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) regjionin besnik e ka rajonin e Llapit, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbështetet fuqishëm nga rajoni i Dukagjinit, ndërsa subjektet tjera politike nuk kanë një qytet apo regjion të caktuar si burim votash.

Në zgjedhjet e mëhershme të mbajtura në Kosovë janë parë manipulime nga më të ndryshmet gjatë procesit zgjedhor sidomos në qytetet bastione të partive politike që u sillnin fitore jashtë pritshmërisë.

Kujtojmë zgjedhjet e vitit 2010 ku mbahen mend manipulimet, vjedhja e votave dhe mbushja e kutive. Mirëpo si duket këtë herë një veprim i tillë do të jetë vështirë i realizueshëm.

Të paktën kështu thonë përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, këtë vit procesi zgjedhor do këtë rrjedhojë normale, pasi nuk do të ketë hapësirë për manipulime nga vëzhguesit, komisionarët apo edhe nga shoqëria civile.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit