3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Përmbaruesi Mehdi Reshani nga Prizreni, lirohet nga akuza e keqpërdorimit

Përmbaruesi privat, Mehdi Reshani, i cili akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, të martën është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren.

Aktgjykimin e ka lexuar kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, e cila ka thënë se pas administrimit të të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se prokuroria nuk ka arritur të provojë akuzën e pretenduar.

Gjyqtarja Skenderi, ka njoftuar palët me të drejtën e tyre në ankesë, në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e akuzonte Mehdi Reshanin se ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, e njëkohësisht duke i shkaktuar dëm personave tjerë.

Reshani akuzohej se më 29 shtator 2014, përkundër faktit se tre ditë më herët e kishte përmbaruar lëndën përmbarimore të kreditorit “Gruppo Vinicolo Fantineli” ndaj debitorit “QMI”, të dy palët si aksionarë në “Agrokosova Holding”, ai kishte marrë sërish veprime ekzekutive pa e njoftuar debitorin “QMI”, duke nxjerrë nga objekti i “Agrokosova Holding” të gjithë stafin e të dëmtuarit “QMI”./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Çikat e Bashkimit dominojnë ndaj Pejës 03 në finalen e tretë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës 03 me rezultat 91:67, në ndeshjen e tretë të finales së Play-Off-it në Superligën e Femrave, raporton...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit