NISMA: Dy kandidatë nga Prizreni sigurojnë mandatin e deputetit

Dega e Nisma për Kosovën në Prizren ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë falënderuar të gjithë strukturat, aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e tyre.

Nisma thotë se pa të sipërpërmendurit “nuk do të arrihej të realizohej projekti i Nismës” dhe të cilët kryen detyrën me përkushtim “gjë e cila edhe rezultoi me fitoren e Nismës, duke dal kështu si fituese e këtyre zgjedhjeve dhe rrjedhimisht, në parlamentin e ardhshëm do ta përçojë zërin e qytetarëve të Prizrenit, nga dy deputetë, nga Zafir Berisha dhe Albulena Balaj-Halimaj”.

“Edhe pse procesi zgjedhor është përcjellë me disa të meta nga organizatori i zgjedhjeve (KQZ-ja), ne përshëndesim qytetarët e Komunës sonë të cilët edhe gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve i ka dhënë kuptim meritor këtij procesi”, thuhet në komunikatën e kësaj dege të Nismës.

Ky subjekt politika ka thënë se pret që në të ardhmen KQZ-ja të bëjë pastrimin e listave zgjedhore si dhe ta përmirësojë gabimin e bërë.

“Presim në të ardhmen që KQZ-ja të bëjë pastrimin e listave zgjedhore si dhe ta përmiresoi gabimin e bërë, ku në qendren votuese 2042A (Shkolla Teknika-11 Marsi), ka grumbulluar një numër të madh votuesish deri mbi 30 mij votues me çrast e ka zvogëluar efikasitetin gjatë ditës së zgjedhjeve”.

“Veshtirësitë e krijuara nga organizatori i zgjedhjeve (KQZ-ja) për votuesit në zgjedhjet e ardhshme, shpresojmë se do të përmirësohen sepse shumë qytetareve u është ndërruar vendvotimi pa ndonjë arsyetim, gjë që ka rezultuar edhe me shumë vota me kusht”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit