MKRS nënshkruan 2 marrëveshje mirëkuptimi me Prizrenin

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe sekretari i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit Veton Firzi, kanë nënshkruar të premten dy marrëveshje mirëkuptimi, për investim në dy objekte: poligonin sportiv në lagjen Kurrilla të Prizrenit dhe adaptimin e objektit të Bashkësisë hebraike.

Kryetari i Komunës tha se nga të dy këto marrëveshje do të përfitojnë qytetarët e Prizrenit.

“Poligoni sportiv për banorët e lagjes Kurrillë, do të jetë një objekt funksional, i cili do të shfrytëzohet nga pjesëtarët e rinisë së kësaj lagjeje. Në marrëveshje parashihet që MKRS të investojë 60 mijë euro ndërsa komuna participon me 5 mijë euro” u shpreh Muja.

Kryetari Muja e falënderoi MKRS-në ndërsa njoftoi se objekti do të ndërtohet gjatë vitit 2017 dhe vitit 2018 kur do ti dorëzohet në shfrytëzim lagjes.

Marrëveshja e dytë e nënshkruar është investimi i MKRS-së për adaptimin e objektit, të cilin komuna e Prizrenit ia ka dhënë Bashkësisë hebraike.

“Objekti ka nevojë që brenda të adaptohet, rregullohet dhe të funksionalizohet për zhvillimin e aktiviteteve të pjesëtarëve të Bashkësisë hebraike në Prizren” tha Muja, shkruan gazetaere.

Sekretari i MKRS-së Veton Firzi, njoftoi se përveç këtyre dy marrëveshjeve MKRS-ja e ka hapur procedurën e fazës së dytë për ndërtimin e stadiumit ndihmës në Boka Boka, i cili do të jetë me përmasa të kategorisë që përcaktohet nga UEFA, ndërsa gjithashtu njoftoi se për stadiumin “Përparim Thaçi” gjithashtu nga MKRS do të ndahet një shumë më e vogël e mjeteve gjatë këtij viti, ndërsa në vitin e ardhshëm do të ndahet shumë më e madhe.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit