21.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Kali është përdorur në ndarjen pleqësive në Has

Në bashkëjetesën e kalit me njeriun, kali ka qenë simbol pune, ekzistence, jetese dhe mbijetese, por edhe një metaforë bukurie dhe ndjeshmërie artistike. Më shumë se çdo kafshë tjetër, ai ka qenë i pranishëm në përfytyrimet mitologjike dhe në gjurmët gjuhë- sore. Pegasi fluturues që nga mitologjia është personifikim i përfytyrimeve më të guximshme të ndjenjave njerëzore, shpjegon prof. Dr. Nexhat Çoçaj për “Kosova Sot”.

Ai shton se kali është përdorur në ndarjen pleqësive të shumta dhe në shumë raste kali është përdorur për të mësuar kur njeriu është i vdekur apo jo, ngase kali as sot nuk e kalon varrin dhe njeriun e vdekur.

“Është e vetmja kafshë fisnike që e kupton shpirtin e njeriut a është në trup apo jo. Atje ku mungon mjeku, edhe sot e kësaj dite për të mësuar se a është i vdekur a i gjallë ende provohet me kalë. Kur pleqtë e kanë ndarë ndonjë pleqëri e kanë marrë kalin si dëshmi, sepse kali pos varrit të hapur, nëse në varr ka njeri, ai nuk e kalon për asnjë torturë. Prandaj, ata shpesh e kanë marrë kalin si fakt. Bile, në Has është përdorur shpesh për të mësuar se kur njeriu ka mbetur në komë, për të provuar se a është i gjallë apo i vdekur e kanë marrë kalin”. Çoçaj shpjegon se qumështi i pelës është përdorur shumë për gratë sterile, shkruan gazeta Kosova Sot

Shërimi i saraxhave

Edhe në krahinën e Hasit ka kushte të favorshme për mbarështimin e kuajve. Që nga kohët e vjetra hasjanët e kanë çmuar kalin, më shumë se nga të gjitha kafshët e tjera, të cilët e kanë ndihmuar. Studiuesi Çoçaj thotë se çdo hasjan ka në zemër një qoshe dashurie për kalin, ashtu siç çmon shumë gruan, dhe pendën e qeve, tri gjëra jetësore: Jeta (dashuria), Buka dhe kafshët, që e kanë shoqëruar në jetë. Toponimet, sipas tij, përbëjnë një argument më shumë për vendin që zë kjo kafshë fisnike, në Përdrini e Has. “Ato janë të shumta në vendbanimet e këtyre anëve, si: Samari i Kalit, Qafa e Kalit ,Gropa e Kalit , Guri i Kalit në Has, një gur me përmasa normale e me emër. Sipas një zakoni mbetur kushedi nga ç’kohë, këtu burrat me nam hipnin mbi kuajt e bukur dhe të ushqyer mirë. Ka qenë si rregull të nderohen ata që shkojnë kaluar dhe kjo u jepte të drejtën e fisnikërisë së tyre, si dhe përcaktonte edhe rëndësinë hierarkike, sepse të mbaje kalë në këto dy vende patjetër duhet të ishe i pasur apo i shtresës së mesme fshatare”, është shprehur ai.

Kadri Palla, plaku nga Prizreni, tregon se me kalin e tij shpesh e kanë thirrur për t’ia marrë jargët kalit për shërim dhe jashtëqitjen për eshtra. Ai tregon se gratë e vjetra në qytet i marrin edhe sot jargët e kalit e me to i shërojnë “Saraxhat” apo puçrrat e pezmatuara. Palla shpjegon se bajgat e kalit edhe sot, të vjetërit ua kërkojnë që me ato t’i shërojnë eshtrat e sidomos eshtrat e gjunjëve. Plaku Palla, në Prizren edhe sot mbijeton nga pajtoni i tij me kalë

Kali i Bardhë preferohej për të marrë nuset

Por, kuajt, përveç të tjerave, janë përdorur në detyrimet shtëpiake, për punë të ndryshme në mulli, drutë e zjarrit, duke qenë se plotësonin edhe transportimin e materialeve luftarake, të sendeve të domosdoshme të tregtimit në pazaret e kohës, në udhëtimet e gjata për të arritur kohën, si një mjet me leverdi të lëvizjeve nga njëri vendbanim në tjetrin etj. Në rrëfenjat e ndryshme tregohej për miqtë që në dasma udhëtonin kaluar kuajve të zgjedhur. Në traditën shqiptare është tepër i njohur edhe riti i marrjes së nuses me kalë. Në Has zakonisht preferohej kalë i bardhë i zbukuruar me lule, shami, rruaza. Kur merrej nusja, krushqit përmbi kuaj qëllonin me armë dhe krismat bashkë me dollinë, këngët dhe vallet gjallëronin atmosferën për një kohë të gjatë.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Artan Abrashi pritet të garojë për kryetar të Prizrenit

Artan Abrashi, deputet dhe kryetar aktual i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, pritet të jetë kandidati i këtij subjekti për kryetar të komunës...

82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit shënohet me veprimtari përkujtimore, akademike dhe kulturore

Nesër festohet 82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit. Në kuadër të ditëlindjes së tij, Komisioni Qeveritar për Persona e Zhdukur do të zhvillojë aktivitet...

Lajmet e Fundit