25.7 C
Prizren
E premte, 25 Korrik, 2025

Faik Konica dhe këshilla për librat e mirë

Një fotografi e mrekullueshme e tregonte Konicën duke lexuar mes një grumbulli librash, ulur në kolltuk, me katër llulla në krah të majtë.

Konica na e jep me pak fjalë vlerën e një libri të mirë kur tregon se si një mbrëmje, duke pirë çaj, mori të lexonte nga biblioteka e tij “Prometeun e lidhur” të Eskilit, shkruar 2400 vjet më parë. Eskili flet për disa të vërteta mbi natyrën njerëzore që nuk kanë ndryshuar as sot e kësaj dite, aq sa e bëjnë atë libër si të ishte shkruar dje.

Duke ardhur nga një trashëgimi postkomuniste, lexuesit shqiptarë pas ’90-ës masivisht e kanë pasur të vështirë për të perceptuar lirinë e tekstit.

Shpallja zyrtare e letërsisë së realizmit socialist kishte parasysh “ushqimin” që do të mbante kjo letërsi për lexuesit e diktaturës: propagandën. Mes të tjerave, orientimet si duhet të jetë njeriu i ri; u zhduk individualiteti në letërsi, për normën kolektive… Tradita letrare dhe lëvizja që shpërtheu në vitet ’30-40 me qëllimin e zgjimit të ndërgjegjes dhe kultivimin e aktit të mendimit u asgjësuan totalisht në ’49, me mbajtjen e Konferencës së Dytë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Pas ’90-ës, kthimi sporadik i letërsisë dhe publicistikës së atyre viteve ende nuk e kanë përmbushur humnerën ku u hodh mendimi dhe tradita letrare shqiptare.

Megjithatë në këto përpjekje, tashmë ne kemi të plotë një prej protagonistëve të viteve ’30-40, Faik Konicën falë punës së gazetarit historik të “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi.

Në këtë kontribut, që herë zbehet dhe herë gjen rast të shfaqet, dje në rrjetin e tij social, Ikonomi ka zbuluar përveçse të papriturat që kanë shoqëruar procesin e tij të punës për ndërtimin e biografisë së Konicës, por dhe nënshtresa që në dukje nuk marrin rëndësi, por i shërbejnë një qëllimi estetik të lartësimit personal të njeriut.

Në këtë kontekst është shënimi i Ikonomit kur flet për gjetjen e fotos së rrallë të Konicës në ’39, e shoqëruar me raportin e tij me librat, të kuptuarit si lexues.

Ja shënimi i plotë i Ikonomit, me një sigël: “Konica mes librave”: Faik Konica ishte bibliofil i madh. I përpinte librat, i mbante mend mirë dhe i bënte pjesë të punës së tij. Më pëlqen mënyra se si ai citonte nga ato që lexonte. Kur po shkruaja biografinë e tij, trembesha se nuk do të gjeja dot një foto të Konicës me libra.

Një ditë shkova në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, kërkova disa orë dhe gjeta dy foto të panjohura, njëra ishte portreti i tij zyrtar, që siç duket Konica ia kishte shpërndarë shtypit në vitin 1926 me rastin e fillimit të punës si ministër i Mbretit Zog në SHBA; tjetra ishte bërë më 7 prill 1939, ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia–Konica duke dëgjuar i trishtuar lajmet. Në asnjërën prej tyre nuk ishin librat e tij të famshëm.

Qëllova me fat sepse njëri nga punonjësit e Bibliotekës e kuptoi se bëhej fjalë për një shqiptar të jashtëzakonshëm dhe më premtoi të pyeste në një depozitë ku ruheshin fotografi të vjetra të gazetave amerikane. Përgjigja erdhi shpejt. Një fotografi e mrekullueshme e tregonte Konicën duke lexuar mes një grumbulli librash, ulur në kolltuk, me katër llulla në krah të majtë. Njerëz të ndryshëm e kuptojnë librin në mënyrë të ndryshme. Konica na e jep me pak fjalë vlerën e një libri të mirë kur tregon se si një mbrëmje, duke pirë çaj, mori të lexonte nga biblioteka e tij “Prometeun e lidhur” të Eskilit, shkruar 2400 vjet më parë. Eskili flet për disa të vërteta mbi natyrën njerëzore që nuk kanë ndryshuar as sot e kësaj dite, aq sa e bëjnë atë libër si të ishte shkruar dje.

“Një librëz dyzetfaqësh, shkruan Konica. -Mund ta ngrejë një foshnje me majën e një gishti se ky librëz është i lehtë si një pendë. Dhe nuk është vetëm një libër. Është një monument. Një monument me aq rëndësi sa njerëzit viganë të bashkuar s’mund ta luajnë nga vendi”.

Për foton e publikuar, Ikonomi thotë se “kjo foto e pavdekshme, që na e jep Konicën madhështor në botën e tij të vërtetë, është bërë në prill 1939”.

Më Shumë

Gjykata në Hagë, gjykatë paralele serbe për Kosovën

Nga Kudusi Lama Po dëgjoj nëpër televizione dhe lexoj nëpër shkrime të thuhet se Gjykata Speciale në Hagë e themeluar nga Parlamenti i Kosovës, është...

Latifi: Shteti pa institucione funksionale, komunat pa adresë kujt t’i drejtohen

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vë në dukje pasojat konkrete në qeverisjen lokale për shkak të ngërçit politik në nivel qendror. Ai në...

Lajmet e Fundit