14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Prizren: 4 vite e 6 muaj burgim për shitësin e drogës

Me 4 vite e 6 muaj burgim efektiv dhe 2 mijë euro gjobë është dënuar Mehmed Jonuzi, për posedim, shpërndarje dhe shitje të substancës narkotike e llojit marihuanë.

Në seancën e mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, prokurori i rastit Mehdi Sefa ka lexuar aktakuzën, ndërsa i akuzuari Jonuzi, pas konsultimit me mbrojtësin e tij, avokatin Hajrip Krasniqi, ka pranuar fajësinë për akuzën që i ngarkohej.

Me këtë rast, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Skender Çoçaj, ka aprovuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Mehmed Jonuzi dhe të njëjtit i është shqiptuar dënimi i lartcekur dhe njëkohësisht është konfiskuar sasia prej 51 kg e narkotikut e llojit marihuanë.

Ndërsa, i akuzuari është liruar nga paraburgimi, derisa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e ngarkonte Mehmed Jonuzin me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më 30 nëntor 2016, rreth orës 18:30, gjatë bastisjes së shtëpisë së të akuzuarit nga ana e policisë, është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi prej 51 kilogramësh dhe dy peshore digjitale.

I njëjti, gjendej në paraburgim që nga momenti i arrestimit me rastin e bastisjes./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Presidentja Osmani dekoron SHKA “Malësorin” nga Gjonaj i Hasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar me dekoratë presidenciale Shoqërinë Kulturo-Artistike “Malësori” nga Gjonaj i Hasit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin...

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë. Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma...

Lajmet e Fundit