Milaim Zeka nuk do të dëshmojë në rastin e Limajt

Edhe pse nga prokurori Charles Hardaway ishte kërkuar dëshmia e MIlaim Zekës, ai nuk do të dëshmojë në gjykimin e Limajt.

Deputeti i Koalicionit PAN MIlaim Zeka nuk do të dëshmojë në gjykimin e Limajt dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre.

Dëshminë e Zekës e kishte kërkuar prokurori Charles Hardaway në gjykimin ku po për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar, përveç Limajt ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Refuzimin e kërkesës së prokurorit Charles Hardaway e bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues Maria Tuma.

“Propozimi i prokurorit hedhet poshtë. Provat e propozuara nga ana e prokurorit janë shumë të përgjithshme e asgjë specifike. Ky është vendimi i trupit gjykues”, tha Maria Tuma.

MIlaim Zeka do të jetë deputet i Koalicionit PAN në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Zeka fitoi 12 mijë e 82 vota.

Ai iu bashkua Nismës për Kosovën pak para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Më Shumë

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Lajmet e Fundit