19.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Ardhja e mërgimtarëve, rrit numrin e aksidenteve

Në Kosovë është rritur numri i aksidenteve me fatalitet. Gjashtë muajt e parë të vitit këtij viti numri i tyre ka arritur në 53. Lëvizja dhe qarkullimi më i madh i mjeteve cilësohen si shkaktar të tyre. Policia dhe ekspertët private bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm.

Sipas të dhënave të përgjithshme nga Policia e Kosovës në periudhën gjashtë mujore të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rritje.Policia vlerëson se kjo është për shkak të rritjes së aktiviteteve shoqërore dhe ardhjes së mërgimtarëve.

Hoxha thotë se janë shtuar patrullimet policore dhe janë marrë masa sensibilizuese për të ulur numrin e aksidenteve,raporton tribuna chanal.

Ndërsa, Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit thotë se është e nevojshme të ketë një bashkëpunim ndërmjet ekspertëve të komunikacionit dhe autoriteteve policore për të shkëmbyer informacione.

Policia u bënë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të jenë më të kujdesshëm në këtë 3 mujor.

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde, sekuestrohet drogë dhe armë në Suharekë

Sektorin Rajonal i Hetimeve/Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekipe...

Çeku: Këto ditë pritet të shpallet rezultati i procedurës së prokurimit për ndërtimin e katër stadiumeve

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çeku bëri të ditur se këto ditë do të shpallet rezultati i procedurës së...

Lajmet e Fundit