NISMA për Kosovën, dega në Prizren, ka akuzuar partnerët qeverisës të komunës se po përfitojnë financiarisht përmes ndërtimeve pa leje që po kryhen në qytet.
NISMA, përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se partitë në pushtet të kapluar nga paniku i humbjes së pushtetit me 22 tetor, sipas këtij subjekti politik, janë duke bërë gjithçka për t’i mbushur xhepat e tyre dhe “buxhetin” e klaneve mafioze, të cilat buxhete mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Krimi urbanistik që po ndodhë ditëve të fundit në Prizren nga qeveria në ikje e të denuarit për krim dhe korrupcion R. Mujës dhe PDK-së, është atak që i bëhet prespektivës zhvillimore në fushën e urbanistikës në qytetin tonë. Përveç pjesëve periferike të qytetit siç janë lagjet “Bajram Curri”, “Arbana”, “Jeta e Re”, “11 Marsi” dhe “2 Korriku”, ndërtimet pa leje dhe mbindërtimet janë evidente edhe një pjesën qendrore të qytetit, ku krimi i organizuar në bashkëpunim me partitë në pushtet pa kurrfarë kriteri dhë në kundërshtim me kushtet urbanistike kanë vërshuar ndërtimet pa leje”, thuhet në reagim, përcjell PrizrenPress.
“NISMA për Kosovën dega Prizren dyshon se prapa këtij fluksi të madh të ndërtimeve pa leje në Prizren, qëndrojnë parapolitika e partive në pushtet të cilët të kapluar nga paniku i humbjes së pushtetit me 22 tetor, janë duke bërë gjithçka për t’i mbushur xhepat e tyre dhe “buxhetin” e klaneve mafioze, të cilat buxhete mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme lokale”.
“Paralajmromë ndërtuesit pa leje si dhe ata që qëndrojnë prapa tyre se me ardhjen e Nismës në pushtet me 22 tetor në Prizren do të rishikohen të gjitha ndërtimet që janë duke ndodhur dhe shkelsit e rregullave urbanistike do të përballen para ligjitdhe para drjetësisë”. /PrizrenPress.com/