9 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

DokuFest ndez zyrtarisht ekranet e mëdha

Ka filluar edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Skena e “DokuFestit”, këtë vit në hapjen e saj mori pamjen e alienëve, ku Eroll Shporta, nisi hapjen me një fjalim.

“Për herë të parë sivjet se kemi problemin e pareve”, e tha në batutë, duke bërë ironizime e shaka të ndryshme me vitet e kaluara, ku sipas tij shpesh hasën në probleme.

Më pas, në skenë u ngjit një artist i cili performoi një këngë të vjetër angleze.

KTV, po përcjell nga afër hapjen e “DokuFestit” i cili u hap në kinemanë “Lumbardhi” me shfaqjen e dokumentarit “Stop Making Sense” të regjisorit fitues të çmimit “Oscar”, Jonathan Demme, i cili vdiq në prill të këtij viti.

“Future”- “E ardhmja”, është tema e sivjetme e “DokuFest”.

Këtë vit po marrin pjesë rreth 250 filma, ku përveç kategorisë garuese, paraqiten edhe programet speciale me filmbërës.

Veton Nurkollari, drejtori i festivalit në hapje të festivalit tha se këtë vit gjithçka ka shkuar mirë, edhe pse herë herë kishin pasur probleme.

“Jam i ngazëllyer që ne do hapim festivalin me dokumentarin “Stop Making Sense”, tha ai.

Mirela Kumbaro, ministrja e kulturës së Shqipërisë, e cila është e pranishme në hapjen e “DokuFest”, ashtu siç ishte në vitin 2014, kur edhe u bë ministre, ka thënë se festivalin e konsideron të jetë një ngjarje evropiane shumë e rëndësishme.

Ajo ka thënë, se ka mbështetur hapjen e këtij festivali, pasi sipas saj, është pjesë kulturore edhe e Shqipërisë.

“Ndihem mirë që këtë vit festivalin DokuFest do e hapim bashkë me Marubin”, ka thënë ajo.

Ndërkohë “DokuFestit” vazhdojnë që t’i japin zë njohësit ndërkombëtarë të industrisë së filmit. Së fundmi platforma “DMovies” e ka cilësuar këtë festival si fytyrë të re të Kosovës, pasi që ai ka luajtur rol në ndryshimin e perceptimit mbi Kosovën vetëm si zonë lufte. /Koha.net/

Më Shumë

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Lajmet e Fundit