0.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Interesim i madh i mediave ndërkombëtare për DokuFest

Rreth 120 gazetarë të mediave vendore e ndërkombëtare janë akredituar këtë vit për të përcjellë për së afërmi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”.

Në këtë mënyrë, vëmendja mediale është e madhe, duke dëshmuar edhe një herë se “Dokufest”-i ka arritur që Kosovën ta vendosë në hartën kulturore të botës, raporton KTV.

Sipas Anyla Dautajt nga “Media Center”, interesimin më të madh në këtë edicion të 16-të po e zgjojnë premierat e filmave, e sidomos të atyre, pas shfaqjes së të cilëve pasojnë diskutimet e publikut me regjisorët apo producentët e filmit.

Gazetarja e “Kohës Ditore”, Sihana Klisurica, thotë se të përcjellësh “Dokufest”-in është punë me shumë përkushtim, meqë ofrohen shumë mundësi për secilin gazetar, falë ngjarjeve të shumta.

Gazetari nga Norvegjia, Truls Lie, ndodhet për herë të tretë në “Dokufest”. Ai pohon se ky festival ka shumë segmente që zgjojnë interes për një media të huaj.

Sipas Lie, i veçantë është edhe programi i filmave për të drejtat e njeriut, dhe se gjithashtu organizatorët kanë sjellë një variacion të mirë të dokumentarëve.

“Dokufest 2017” përfundon më 12 gusht.

Më Shumë

Terrorizohen banorët e fshatit Ratkoc: Një person i vë flakën autoambulancës

Fshati Ratkoc i Rahovecit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka djegur një autoambulancë dhe ka tentuar t’u vë zjarrin...

Totaj uron bashkëqytetarët katolikë për Krishtlindje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjeve. “Bashkëqytetarë të besimit katolik, urime Krishtlindjet! Të keni...

Lajmet e Fundit