Emri i Hatim Baxhakut për kryetar të Prizrenit, është diskutuar para se të aderojë në LDK, Driton Selmanaj

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli thotë se kandidatura e Hatim Baxhakut për kryetar të Prizrenit është propozuar dhe diskutuar para se Driton Selmanaj të antarësohet në LDK.

Sipas tij, Baxhaku e ka mbështetjen e Kryesisë dhe të 90 për qind të nëndegëve të LDK-së në Prizren.

“ Kur e kemi diskutuar emrin e Hatim Baxhakut, Driton Selmanaj nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Tash ekziston një pajtim i gjërë që Baxhaku të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit”, thotë Avdyli për “PrizrenPress” .

Ai tregon se Selmanaj nuk shihet si kandidat që mund ta fitojë Prizrenin.

“Nuk e shohim si kandidat të mundshëm për fitoren e Prizrenit”, shprehet ai.

Kryesia e Degës së LDK –së, ka kandiduar Baxhakun për kryetar të Prizrenit.

Ndërkaq, ky subjekt politik është ndarë në dy taborre rreth kandidatit për kryetar të qytetit të lashtë.

Driton Selmanaj, që vjen prej Komunës së Suharekës dhe është deputet aktual, po e sfidon ish-deputetin dhe njërin ndër personat më të votuar të Prizrenit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, doktorin Hatim Baxhaku.

Telegrafi mëson se kryesia qendrore e partisë po e mbështet Selmanajn, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 35,280 vota, ndërsa pjesa më e madhe e degës mbështet Baxhakun duke përfshirë edhe kryetarin e degës, Haxhi Avdylin.

Por, gjithçka pritet të zgjidhet ditën e mërkure, kur edhe pritet të mblidhet kryesia qendrore e LDK-së, për të vendosur edhe për kandidatin për Prizrenin.

Ish -deputeti Hatim Baxhaku ishte lënë jashtë listës për deputet të LDK-së duke u ndëshkuar për kundërshtimet tij në Kuvend rreth demarkacionit me Malin e Zi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Lajmet e Fundit