Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit që vdiq nga aksidenti në autostradë afër Prizrenit

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 17:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet, identiteti i të cilit është i paditur.

Përmes një komunikate për media Policia thotë se dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij:

Mosha: 30-40 vjeçar,

Gjatësia: 165 cm,

Flokët: ngjyrë kafeje,

Sytë: e kafenjtë,

Veshja: farmerka të kaltra, bluzë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe çorape të zeza.

“Policia e Kosovës njofton dhe njëherësh kërkon nga të gjithë qytetarët se kushdo që ka informacione apo e njehë personin me përshkrimin në fjalë të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit