2.6 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Zyrtare: Arrihet marrëveshja për telekomin dhe energjinë

Thaci_Dacic_Ashton5-21

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme Catherine Ashton ka lëshuar një deklaratë ku ka njoftuar se është arritur marrëveshja për telekomin dhe energjinë.

“Jemi takuar me Kryeministrin Thaçi dhe Kryeministrin Dacic sot në Bruksel për të diskutuar implementimin e Marrëveshjes së Prillit. Dy kryeministrat kanë arritur marrëveshje për telekomin dhe energjinë”, thuhet në deklaratën e Ashton.

Por aty nuk jepen më shumë detaje. Po ashtu, Ashton në deklaratën e saj ka thënë se dy kryeministrat kanë folur edhe për zgjedhjet lokale.

“Sa i përket zgjedhjeve lokale të nëntorit, ne kemi rishikuar progresin e arritur dhe kemi marrë disa vendime të rëndësishme për të siguruar proces drejtë dhe të pjesëmmarrje të plotë në këtë proces zgjedhor”.

Tutje, sipas Ashton dy kryeministrat janë pajtuar për të bërë një grup punues që do të punojnë në zgjedhje, të udhëhequr nga OSBE e që do të bëhet në ditët në vijim

“Pritet edhe një takim në ditët në vijim kështu që vendimet që u implementuan sot erdhën në një kohë të duhur”, ka thënë në fund të deklaratës baronesha Catherine Ashton.

Arrihet marrëveshja për telekomin dhe energjinë

Dy kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë kanë arritur gjatë orëve të vona të natës marrëveshjen për telekomin dhe energjinë.

Kështu ka lajmëruar zëdhënësja e Bashkimit Europian Maja Kocijancic në një postim në Twitter.

“Arrihet marrëveshja për telekomin dhe energjinë. Raportohet edhe për progres në procesin e zgjedhjeve”, ka shkruar ajo.

Sipas saj dy kryeministrat janë pajtuar që të formohen dy grupe punuese për zgjedhjet, që do udhëhiqen nga OSBE në ditët në vijim.

“Dy kryeministrat kanë theksuar rëndësinë e zgjedhjeve për një proces fer dhe elektoral me një pjesëmarrje të gjerë në të”.

Thaçi:S’flasim për zgjedhjet me Serbinë

Takimi bilateral në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic dhe Catherine Ashton në Bruksel sapo ka filluar.

Zëdhënësja e Ashton ka lajmëruar nëpërmes një komunikate të shkurtër në Tëitter që takimi mes palëve ka filluar 10 minuta pa u bërë në ora 18:00.

“Raundi i ri i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit ka filluar. Takimet bilaterale janë duke u mbajtur së bashku në zyrën e baroneshës Ashton”, ka shkruar Kocijancic.

Ky është takimi i 16 –të në mes të dy kryeministrave.

Në fokus të këtyre bisedimeve pritet të jenë zgjedhjet e 3 nëntorit.

Po ashtu, pritet që të bisedohet edhe për telekomin e energjinë, çështje ëpër të cilat është paralajmëruar se do të arrihet marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para takimit, ka thënë se nuk do të diskutohet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, pasi për këtë vendos KQZ. Ai, po ashtu, është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes për telekomin dhe energjinë.

Pak para fillimit të takimit të sotëm në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, kryeministri Thaçi është deklaruar për media. Ai ka mohuar se do të diskutohet për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Sa u përket zgjedhjeve vendoset në Komisionin Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe jo në Bruksel dhe gjithçka do të jetë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe sipas marrëveshjes së 19 prillit”, ka thënë Thaçi.

Ai është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes për telekomunikacionin.

“Sot ne shpresojmë se do të përmbyllim çështjen e telekomunikacionit dhe energjisë dhe ritheksoi se për çështjen e zgjedhjeve vendos Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës”. ka thënë Thaçi.

Ndryshe nga ai është shprehur Maja Kocijancic, e cila është zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

“Palët do të bisedojnë për vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Prillit. Në fokus të veçantë do të jenë zgjedhjet, përgatitjet për zgjedhjet në nëntor. Është e rëndësishme që këto zgjedhje të përgatiten mirë, që të shkojë gjithçka siç duhet”, ka deklaruar Kocijancic para gazetarëve.

Ajo ka thënë se nga dialogu nuk mund të përjashtohen edhe temat e tjera, duke përmendur telekomunikacionin dhe energjinë, transmeton REL.

Kocijancic ka kujtuar po ashtu pritjet e ndërmjetësueses Ashton që të dyja palët, në javët dhe muajt e ardhshëm. të zgjidhin çështjet e hapura me pjekuri dhe me konstruktivitet.

Rrethi i sotëm i bisedimeve ka nisur me takimin e zonjës Ashton me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, për t’u pasuar nga një takim i ngjashëm i baroneshës me kryeministrin Thaçi dhe delegacionin e tij.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se në ekipin serb po merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Burime brenda BE-së thonë se bisedimet e sotme trepalëshe mund te zgjasin deri në orët e vona.

Këtë javë, ndërmjetësuesja Ashton ka mirëpritur “përparimin e Prishtinës dhe të Beogradit në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit”.

Ajo ka thënë se këto zgjedhje do të jenë pikë kthese për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Me kërkesë të Beogradit zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka hequr nga fletëvotimet shenjat e shtetësisë, duke lënë në to vetëm logon e KQZ-së. Ky ka qenë kushti i zyrtarëve në Serbi për t’iu bërë thirrje bashkëkombasve të tyre në veri të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet që organizon Prishtina.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në gjithë territorin e Republikës dhe kanë për qëllimin integrimin e serbëve të veriut në institucionet shtetërore.

Sot takimi Thaçi-Daçiq, diskutojnë edhe për zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Derisa kryeministri Thaçi ka thënë se fokusi i dialogut do të jetë në çështjen e energjisë dhe telekomunikacionit, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në një deklaratë dhënë Radio Kosovës, nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e diskutimit për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Më Shumë

Aliaj nuk është më president i klubit Suhareka

Rrustem Aliaj nuk është më në pozitën e Presidentit të klubit te Suhareka. Klubi i qytetit me të njëjtin emër ka njoftuar të martën se...

Çerdhja e re në lagjen “Ortakoll”, hapësirë moderne për fëmijët e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka përfunduar rikualifikimin e ambienteve të pashfrytëzuara në lagjen "Ortakoll", për të krijuar kushte për ndërtimin e një çerdheje moderne për...

Lajmet e Fundit