7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mësimdhënësit dhe pronarët e shtëpive-shkolla do të shpërblehen

UP-studentetMësimdhënësit e viteve ’90-ta si dhe pronarët e shtëpive-shkolla, do të shpërblehen nga Qeveria e Kosovës, për kontributin që ata kanë dhënë për arsimin shqip në Kosovë gjatë asaj periudhe.

Pas pensionimit të tyre, ata do të marrin si pension pagën minimale në Republikën e Kosovës. Ministria e Arsimit është duke përgatitur Ligjin për kontribuuesit e arsimit të viteve ‘90-ta dhe pritet të miratohet deri në fund të këtij viti.

Kategoria e mësimdhënësve të viteve ’90-ta, kur janë shkëputur nga sistemi i Serbisë, nuk kanë menduar asnjëherë për kompensim material. Ata u organizuan për të dhënë kontributin e tyre, që arsimi shqip të mos ndalet.

Qeveria e Kosovës do t’i shpërblejë materialisht të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në arsim prej vitit 1990 e deri në vitin 1999.

Profesori në Fakultetin Teknik, Xhafer Xhaferi, tregoi për Radio Kosovën, se si janë organizuar në atë kohë, pas dëbimit të studentëve dhe profesorëve nga Universiteti i Prishtinës dhe nxënësit nga shkollat e mesme. Ai thotë se ka pasur një gatishmëri nga ana e popullatës, profesorëve dhe studentëve, që mësimi të mos ndalet, por të zhvillohet nëpër shtëpitë e tyre.

Edhe profesor Xhaferi është njëri nga ata që ka liruar shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria”, për t’u zhvilluar mësimi.
“Më kujtohet e kemi pasur një listë për atë pjese, ku mbi 100 individë u deklaruan të gatshëm që të gjithë shtëpinë me liru që të mos ndalet mësimi në këto nivele. Ishte një entuziazëm se ne po bënim një punë në kushte pa kushte. Por ishte një solidaritet i madh i të gjithë atyre, të gatshëm ishin të gjithë të japin kontributin. Ideja kryesore ka qenë që të vazhdohet viti shkollorë që studentët të mos largohen nga Kosova”.

Ndërkohë, pritet që me Ligjin për mësimdhënësit e viteve ’90-ta, i cili është duke u përgatitur nga Ministria e Arsimit, të rregullohet edhe kompensimi i kategorive që kanë dhënë kontributin e tyre.

Këshilltar i ministrit Ramë Buja, Ragip Gjoshi, tha për Radio Kosovën, se është përgatitur drafti i ligjit, i cili do t’i procedohet Qeverisë dhe më pas Kuvendit. Sipas tij, deri në fund të këtij viti mund të miratohet ky ligj. Gjoshi theksoi se në bazë të ligjit, kontribuuesit do të ndahen në katër kategori.

“Udhëheqja e lartë e arsimit, pleqësia e arsimit, drejtoritë komunale, drejtorët e shkollave, rektorët e universiteteve, dekanët, pas pensionimit është menduar të marrin një pagë gjysmë të mesatares të pagës së garantuar. Mësimdhënësit e të gjitha niveleve do ta kenë pagën minimale në Kosovë të garantuar si pension. Ata që i kanë lëshuar shtëpitë do të marrin pagë të plotë sa mësimdhënësit, kurse punëtorët administrativë do të marrin 80 për qind të pagës minimale”.

Gjithashtu, këshilltari Gjoshi, bëri të ditur se do të kompensohen edhe mësimdhënësit që u takojnë kategorive të dala nga lufta, por ata do të duhet të zgjedhin se cilin pension do të marrin. Ai tha se nuk do të ketë mundësi manipulimi në këtë proces, pasi ekzistojnë dëshmi dhe dokumentacion, për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut. Kategorizimi do të bëhet në bazë të viteve të punës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, janë rreth 22 mijë mësimdhënës të asaj kohe në të gjitha nivelet dhe rreth 3 mijë e 200 pronarë, që kanë liruar shtëpitë e tyre për procesin mësimor.

Më Shumë

Nis Fest 63 në RTSH, 15 artistë prekin sot skenën magjike

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e natës së parë të FEST 63 në RTSH që do ngjisë në skenë artistë të ndryshëm,...

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Lajmet e Fundit