1.8 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Bie numri i vrasjeve dhe vdekjeve në komunikacion të Prizrenit

hazir berishaPrizreni në ditën e dytë të këtij viti ishte tronditur nga një vrasje e rëndë. Një zënkë ndërmjet dy personave në lokalet e Qendrës Tregtare “Ben-af”, kishte përfunduar tragjikisht me një të vdekur. Kjo vrasje ishte vlerësuar si një lajm i keq për fillimin e këtij viti në Prizren.

Tetë muaj pas kësaj vrasje të parë, policia vlerëson se në rajonin e Prizrenit, sivjet ka rënë numri i vrasjeve. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se gjatë këtyre muajve në rajonin e Prizrenit janë shënuar vetëm 4 vrasje. Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar numri i vrasjeve ka shënuar rënie. ” Sivjet kemi pasur vetëm 4 vrasje, kurse vitin e kaluar janë shënuar 14 sosh”, tregon Berisha.

Ai vlerëson se situata e sigurisë në rajonin e Prizrenit, gjatë këtyre muajve ka qenë e qetë dhe stabile. “Nëpërgjithësi situata e sigurisë vlerësohet se është e qetë dhe stabile. Shpresojmë se edhe ky vit do të përmbyllet mirë dhe pa incidente të rënda”, tha Berisha.

Numri i vdekjeve në tetë muajt e këtij viti ka shënuar rënie edhe në aksidente të trafikut. Zëdhënësi i PK-së,Berisha tha se pavarësisht aksidenteve në trafik, gjatë këtyre muajve janë shënuar vetëm 9 vdekje. “Ende nuk është përmbyllur ky vit, por deri më tash në komunikacion kemi pasur 9 vdekje, ndërkaq vitin e kaluar kemi pasur 24 vdekje në trafik “, tha Berisha./ PrizrenPress.com/

Më Shumë

Derbi Rahoveci-Kastrioti hap sot elitën e hendbollit

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) nis të shtunën me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit, një përballje që pritet të...

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Lajmet e Fundit