16.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Bajrami: Sivjet fillon së zbatuari kurrikula e re

Viti i ri shkollor fillon të hënën, më 4 shtator. Ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, njoftoi kabinetin qeveritar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai tha se këtë vit e kanë shpallur vit të sigurimit të cilësisë dhe implementimit të kurrikulës së re.

Bajrami: I kemi bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

“MASHT ka bërë përgatitjet e nevojshme që të hënën më 4 shtator në gjithë Republikën e Kosovës të fillojë viti shkollor në arsimin parauniversitar. Gjatë kohës së pushimeve në bashkëpunim me Drejtoritë komunale të arsimit është bërë renovimi dhe meremetimi i një numri të madh të shkollave. MASHT ka bërë furnizimin e nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë me tekste shkollore falas. Sivjet është risi pasi që kemi vendos që deri në klasën e gjashtë të shpërndajmë tekst, për shkak se nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë kemi përdorur rezervat e viteve paraprake. Dhe tanimë ky proces ka përfunduar dhe të gjitha shkollat janë furnizuar me tekste. Gjatë kohës së pushimeve është bërë trajnimi i një numri të madh të mësimdhënësve, sepse në këtë vit shkollor do të futet në zbatim në të gjitha shkollat publike dhe jo publike kurrikula e re”, tha Bajrami.

Më Shumë

Bashkimi demanton spekulimet për Wendell Green – klubi sqaron arsyen e mungesës së tij

Klubi i Bashkimit ka reaguar zyrtarisht pas spekulimeve të fundit që qarkulluan në media dhe rrjete sociale lidhur me mungesën e lojtarit Wendell Green...

Prizren: Tre muaj pas ndërtimit, dëmtohet rruga Arbanas-Mamushë

Rruga Arbanas-Mamushë u ndërtua dhe u dëmtua brenda 3 muajve. Mungesa e kanaleve kulluese e dëmtoi atë, ndërsa banorët ankohen se kamionët e tonazhit...

Lajmet e Fundit