4.9 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Kujtim Çoçaj, kandidat i NISMA’s për Kuvendin e Prizrenit

Kujtim Çoçaj do të kandidojë për kuvendar të Kuvendit të Prizrenit, në zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai garon në listën e NISMA për Kosovën, me numër 26.

Çoçaj e vlerëson sfidë të re garën zgjedhore.

“Për mua, nga sot ka nisë një sfidë e re, prandaj pres përkrahjen dhe besimin tuaj”, shprehet ai, shkruan 04online.

Sipas tij, Prizreni ka nevojë për qeverisje të mirë.

“Ka nevojë për qeverisje pa korrupsion, pa nepotizëm, ku sundon e drejta dhe vlerësohet qytetari”.

Çoçaj, premton se do të jetë zëri i qytetarëve të Prizrenit.

“Prandaj kërkoj besimin tuaj, që përmes votës të sjellim ndryshimin në Prizren”, shkruan ai në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Të dashur qytetarë të Prizrenit, miq e familjarë!

Dëshiroj të ju njoftoj se më është dhënë besimi nga NISMA për Kosovën që të jem kandidat për kuvendar në Kuvendin e Komunës së Prizrenit. Dua t’i falënderoj të gjitha organet e partisë, kryetarin e Degës në Prizren, z. Zafir Berisha, si dhe liderin e NISMA’s, z. Fatmir Limaj, për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Për mua, nga sot ka nisë një sfidë e re. Prandaj pres përkrahjen dhe besimin tuaj.

Prizreni ka nevojë për qeverisje të mirë. Ka nevojë për vlerat e lirisë, të konkurrencës dhe të meritës. Ka nevojë për qeverisje pa korrupsion, pa nepotizëm, ku sundon e drejta dhe vlerësohet qytetari.

Qytetarë të dashur,

Ju keni nevojë për furnizim të rregullt më ujë, shërbime mjekësore më të mira, çerdhe e institucione parashkollore, shkollim cilësor, parqe e terrene sportive, rrugë të ndriçuara dhe të sigurta, linja të reja e të rregullta të transportit urban, parkingje, hapësira gjelbëruese e të tjera.

Të nderuar prizrenas,

Po hy në garë për të kërkuar besimin tuaj që të jap kontribut për mirëqenien tuaj, që të jem me ju për mirën dhe të keqën. Që të angazhohemi së bashku për Prizrenin.

Jam në NISMA, sepse besoj që socialdemokracia i duhet shoqërisë. Besoj që projekti i NISMA’s për Prizrenin është i duhuri. Prandaj me angazhimin tonë të përbashkët, jam shumë i sigurt që në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ne do të jemi të parët në Prizren.

Të nderuar,

Unë kam me qenë zëri i juaj në Kuvendin e Prizrenit. Kam me i mbrojt interesat tuaja. NUK KA RRUGË TJETËR. Prandaj kërkoj besimin tuaj, që përmes votës të sjellim ndryshimin në Prizren. NISMA është shpresë për Prizrenin. Bëhu edhe ti pjesë e kësaj shprese.

Tash është KOHA për NISMËN!

Me dashuri i juaji,
Kujtim Çoçaj

(Kandidati vijon studimet postdiplomike – Master i Shkencave në Biologji në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë)

Më Shumë

Doli nga shtypi libri i profesorit Musa Sabedini, “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale”

Profesori, gazetari, publicisti dhe studiuesi i Fakultetit Media dhe Komunikim, Musa Sabedini, ka botuar librin e katërt universitar të titulluar “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet,...

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

Lajmet e Fundit