2.4 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Haradinaj: Do të jem në shërbim të shtetit dhe qytetarëve

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka falënderuar deputetët që e votuan dhe ata që e kundërshtuan votimin e tij për kryeministër.

“Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij në Facebook: 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar.
I falëndëroj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë.
Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare.
Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median.
Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel!
Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata!
Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin!

RH

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 eurove për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa...

Prokuroria në Prizren me aksion për manipuluesit me vota

Prokuroria në Prizren sot ka nisur një operacion me shumë forca policore. Insajderi merr vesh se ky operacion është rezultat i hetimit që nisi ditë...

Lajmet e Fundit