18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

PZAP pranon ankesën e Zafir Berishës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa thotë se ka pranuar 18 apele në këtë institucion pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i decertifikojë ata kandidatë që kanë aktgjykime të formës së prerë nga Gjykatat e Kosovës.
Në mesin e atyre që i kanë bërë këto ankesa mësohet se është edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha.

Mulë Desku nga PZAP ka treguar për Express se nga cilat subjekte politike kanë ardh këto ankesa.

“Ju informoj se PZAP, ka pranuar 18 apele, 7 nga PDK, 2 PSHDK, 4 LDK, 3 NISMA, 1 AKR, 1 PD”, ka sqaruar ai.

Vendimi për decertifikimin e kandidatëve që kanë aktgjykime të formës së prerë u morë me 8 vota pro, një abstenim dhe një kundër.

Zyrtarët e misioneve të huaja e kanë mirëpritur këtë vendim të KQZ-së duke thënë se votuesit e Kosovës kanë të drejtë të kenë përfaqësues etikë.

Ndërkaq, Zafir Berisha të cilit iu mohua e drejta që të kandidojë për kryetar të Prizrenit është shprehur i habitur me vendimin e KQZ-së pasi sipas tij, këta të fundit pak muaj më parë e kishin lejuar që të marrë pjesë në garën për deputet në Parlamentin e Kosovës, ndërsa po i mohohet mundësia për të garuar në nivel lokal.

Deputeti Berisha nuk e ka mohuar mundësinë që një vendim i tillë i KQZ-së të ndërlidhet edhe me abstenimin e tij në Parlament për qeverinë “Haradinaj”./GazetaExpress/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pzap-pranon-18-ankesa-pas-decertifimit-nga-kqz-njeri-nga-ta-eshte-edhe-zafir-berisha-434428/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Fenomeni Luiz Ejlli, imazhi i ri i Golden Eagle

Luiz Ejlli, fitues i Big Brother VIP Albania 2, do të jetë fytyra e re e Golden Eagle. Pas përfundimit të kontratës që kishte me...

Fillon vendosja e shtresës së parë të asfaltit në rrugën e fshatit Vlashnje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë një njoftim  në Facebook, duke bërë të ditur fillimin e vendosjes së shtresës së parë...

Lajmet e Fundit