Veseli: Malisheva do të votojë për platformën e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Komunën e Malishevës kandidatin për Kryetar Komune, Mursel Gashin, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, për ta diskutuar bashkërisht platformën qeverisëse për Malishevën në katër vjetët e ardhshëm.

Kreu i PDK-së tha se qytetarët e Malishevës do ta votojnë doktorin Mursel Gashi, sepse ai përfaqëson platformën më të mirë qeverisëse, e cila siguron zhvillim ekonomik, punësim dhe shumë investime kapitale në Komunën e Malishevës.

“Doktori Mursel Gashi do të marrë mbështetje të fuqishme nga të gjithë qytetarët e Malishevës për qeverisjen e re të PDK-së në katër vjetët e ardhshëm. PDK ka vizionin dhe platformën qeverisëse, ndërsa kandidatët për Kuvendin Komunal janë profesionistë të dëshmuar dhe me vlera. Duke e njohur qe disa dekada Malishevën dhe qytetarët e saj që kanë bërë shumë për lirinë e Kosovës, jam i bindur që më 22 tetor PDK do të dalë fituese”, ka thënë Veseli.

 

Kandidati për Kryetar të Komunës së Malishevës, Mursel Gashi, tha se gjatë diskutimeve me shumë qytetarë, duke shpalosur platformën qeverisëse, ka marrë mbështetje, e cila po zgjerohet në gjitha lokalitetet.

Ai tha se PDK-ja në Malishevë ka vizionin më të mirë për zhvillimin e Komunës, si dhe ka ekipin më profesional për të udhëhequr Kuvendin Komunal.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit