Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Prizrenit, në njërin nga tubimet e mbajtura me banorët e fshatit Billushë ku edhe kishte lindur, u ka kërkuar atyre të bëhen pjesë e Nismës.
Ai ka thënë se Nisma është garancë për ndryshim në qeverisjen e Prizrenit.
Sipas një komunikate të Nismës, bëhet e ditur se Berisha i ka siguruar vendasit e tij se fshati do të jetë pjesë e planeve për investime, çka ishte anashkaluar nga qeverisjet e kaluara.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Berishës:
Zafir Berisha në vendlindjen e tij, u zotua për angazhim edhe më të madh në interes të qytetarëve!
Shkolla fillore “Dëshmoret e Vrrinit”, në fshatin Billushë (Kushtrim), ishte e ngushtë për ti zënë të gjithë të interesuarit, që kishin dal për ta prit kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, nga radhet e NISMA për Kosoven, Zafir Berisha. Në vendlindjen e tij kryetari Berisha kerkoi nga të gjithë pranishmit jo për të votuar, sepse kjo veç është e nënkuptuar, por për tu bërë pjesë e ekipit të madh të NISMA-s, i cili është një garancë për një qeverisje ndryshe në Prizren. Z. Zafir Berisha i siguroi vendasit e vet, se edhe si kryetar i komunes do të mbetet ai që ka qenë si në femijërinë e hershme dhe fshati i tij i lindjes do të rikthehet në hartat e investimeve të komunes së Prizrenit, i cili për shtatë vite rreshtë për fat të keq ka qenë i anashkaluar. Z. Berisha mes tjerash tha se, ka besimin e plotë të qytetarëve të Vrrinit dhe Prizrenit për të udhëhequr në katër vitet e ardhshme.
Ndërsa kryetari i nëndegës në fsh. Billushë, Pranverim Berisha, kandidat i nominuar për kuvend komunal, tha se kandidati për kryetar Zafir Berisha dhe ekipi i tij, jo vetëm që din, por edhe kan guximin të punojnë për interesat e qytetarëve të komunes së Prizrenit, për dallim nga kandidatët tjerë.