13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Në Malishevë vazhdon asfaltimi i rrugëve

Rruga te ushtru asfaltNë kuadër të realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti infrastrukturës rrugore, është duke vazhduar rregullimi-asfaltimi i rrugëve, kryesisht në brendi të fshatrave, duke mundësuar lidhjen e lagjeve mes vete dhe me shiritat kryesor të rrugëve.Vetëm brenda katër ditëve, janë asfaltuar tri rrugë në brendi të fshatit Astrazup, duke mundësuar lidhjen e disa lagjeve me rrugën kryesore, përkatësisht magjistralen Prishtinë-Rahovec-Prizren-Gjakovë, që kalon nëpër këtë fshat dhe në të njëjtën kohë, lidh fshatin me qendrën komunale të Malishevës dhe lagjet mes vete.

Po ashtu, duke filluar nga sot, ka filluar edhe shtrimi i rrugës në fshatin Dragobil, rrugë e cila lidh pjesën më të madhe të fshatit me shkollën dhe kjo rrugë e mundëson shkuarjen e nxënësve në shkollë, më lehtë, më shpejt dhe me më pak rrezik gjatë lëvizjes. Kjo rrugë, po ashtu lidh magjistralen Prishtinë-Rahovec, me rrugën Dragobil-Pagarushë-Therandë dhe me qendrën komunale të Malishevës.

Në asfaltim e sipër janë edhe rreth dyzet rrugë të tjera, në tërë territorin e Malishevës, gjegjësisht të 44 rrugëve, të planifikuara për asfaltim gjatë këtij viti dhe një pjesë në vitin 2014, ndërsa rregullimi i këtyre rrugëve, ishte planifikuar nga buxheti komunal për vitet 2013-2014 dhe një pjesë nga Ministria e Transportit dhe kapin një shumë prej rreth një milion euro.Asfaltimi dhe lidhja e rrugëve në brendi të vendbanimeve në tërë territorin e Malishevës, është edhe një nga premtimet e realizuara të qeverisë komunale, të udhëhequr nga Kryetari i Malishevës, z.Isni Kilaj, në mandatin e dytë udhëheqës të Komunës së Malishevës./prizrenpress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së radhës, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit