21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Avokatët: Deklaratat e dëshmitarit X, të pabesueshme

Fatmir-Limaj5-22

Po vazhdon seanca e rastit “Kleçka”, me paraqitjen e fjalës përfundimtare të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve.
Florim Vertofi, avokati mbrojtës i Naser Krasniqit, ka thënë se akuza ndaj klientit të tij është e bazuar në prova të pabesueshme, kryesisht në deklaratat e dëshmitarit mashtrues Agim Zogaj.

Vertofi, ka thënë se ditari i Agim Zogajt, është i pabesueshëm dhe se deklaratat e tij janë të pabazuara dhe të pavërteta.

Po ashtu fjalën përfundimtare e ka dhënë edhe Fehmije Gashi, avokate mbrojtëse e Arben Krasniqit. Ajo tha se prokurori i çështjes ka konsideruar se dëshmitari Urim Krasniqi, konfirmon tregimin e dëshmitarit X se Arben Krasniqi, ishte roje burgu gjatë muajve maj-qershor të vitit ’99.

Mirëpo sipas avokates Gashi, këto janë të pavërteta pasi që Arben Krasniqi në prill ‘99 ka qenë i plagosur rënde me pasoja të përjetshme.

Seanca do të vazhdojë në orën 2.00 me fjalën përfundimtare të avokatëve tjerë. /KosovaPress/

Fjala e fundit e avokatëve për rastin ‘Kleçka’

Avokatët e të akuzuarve të tjerë në rastin “Kleçka”, sot dhe nesër pritet të japin fjalën e vet përfundimtare, derisa vendimi për rastin që është kthyer dy herë në rigjykim pritet të merret më 17 shtator.

Ndërkohë, para disa dite ka përfunduar fjalët përfundimtare prokurori italian Maurizio Salustro dhe avokati i Fatmir Limajt, Kharim Khan.

Prokurori Salustro ka kërkuar përgjegjësinë penale ndaj të gjithë të akuzuarve të rastit “Kleçka”, që sipas tij, ata kanë kryer vepra penale të keqtrajtimit të njerëzve të mbajtur në burgun e Kleçkës, raporton Kosovapreess

Ndërsa, avokati Khan ka thënë se prokurori Salustro është bazuar në spekulime, derisa, sipas tij, nuk ekziston asnjë dëshmitar tjetër që e fajëson Limajn për keqtrajtime apo urdhërdhënie për vrasje, përveç dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si “X”-i, të cilit nuk duhet t’i besohet pasi nuk i dokumenton ato.

Ndërsa, avokati tjetër i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se prokurori gjithë bazamentin e tij në këtë gjykim e ka bazuar në dëshminë e dëshmitarit Agim Zogaj.

Sipas tij, prokurori asgjë të re nuk ka thënë, pasi këto janë dëgjuar në rigjykimin e këtij rasti.

Më Shumë

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

Lajmet e Fundit