6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shaqir Totaj: Do të anuloj tenderin milionëshe të Ramadan Mujës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka premtuar se,nëse zgjedhet kryetar i Komunës, do të anulojë tenderin e shpallur nga Qeveria aktuale e Ramadan Mujës, për shtratin e ‘Lumbradhit’.

“Sigurisht se do të anulojë këtë tender”, ka thënë Totaj në një debat në RTV Besa, shkruan “PrizrenPress”.

Anulimin e këtij tenderi kanë premtuar se do ta bëjnë edhe kandidatëtë e tjerë për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, Hatim Baxhaku, Zafir Berisha dhe Lulëzim Kabashi.

Muajin, e kaluar Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e shtratit të lumit “Lumëbardhi”, që buxhetit lokal e qendror pritet t’i kushtojë më shumë se 1 milion euro.

Vlera e parashikuar e kontratës nga ana e Komunës për këtë aktivitet të prokurimit ka qenë 3 milionë euro, por operatori ekonomik NPN “Çlirimi” është shpallur fitues me tenderin në vlerë prej 1 milion e 68 mijë eurove. Lënda e kontratës është “rregullimi i shtratit të Lumëbardhit, i cili kalon mes përmes qytetit të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore. Drejtori...

Lajmet e Fundit