7.6 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren filloi viti akademik 2017/2018

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka nisur viti akademik 2017/2018. Me këtë rast është organizuar një ceremoni për pritjen e studentëve të rinj ku kanë marr pjesë edhe Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti ” në Prizren, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu Prorektor, Prof. Ass. Dr. Arif Rizaj Dekan i Fakultetit Juridik dhe profesorët e rregullt këtij fakulteti, ku është mbajtur kjo ceremoni këtë vit

. Në emër të menaxhmentit të UPZ-së Rektori Vataj u uroi fillimin e vitit akademik të gjithë studentëve, profesorëve dhe stafit të administratës.

“Në këtë vit akademik uroj që të ketë përkushtim maksimal nga të gjithë në mënyrë që të arrihet suksesi i dëshiruar. Në koordinim me njësitë akademike janë bërë të gjitha pregaditjet e nevojshme që mësimi të filloj për së mbari. Sivjet i presim studentët me kushte më të mira andaj kërkojmë nga ana e juaj që të përkushtoheni në mësime dhe të korrin rezultate maksimale që të jemi krenar të gjithë me arritjet e juaja.”, theksoi Rektori Vataj me këtë rast.

Një fjalë rasti e mbajti edhe Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, Prorektor, i cili pa ashtu u uroi suksese studentëve të rinj dhe kërkoi angazhim nga ana e tyre për arritjen e objektivave. Po ashtu edhe Dekani i Fakultetit Juridik. Prof. Ass. Dr. Arif Riza, në fjalën e tij uroi për suksese duke u zotuar se do të ketë angazhim nga ana e tyre për krijimin e kushteve sa më të mira.

Më Shumë

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Lajmet e Fundit