Guardiola: Njerëzit mendojnë se nuk e duam Spanjën, por nuk është e vërtetë

Referendumi për pavarësi që është duke u mbajtur në Kataloni ka sjell reagime të shumta, transmeton zeri.info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola gjithashtu është përfshirë në këtë debat dhe ka gjithashtu ka sqaruar qëndrimin e katalunasve.

“Nuk duam që të mendojmë se ne nuk e duam Spanjën. Spanja është një vend i mrekullueshëm, me letërsinë, sportin dhe qytetin. Por, duhet të kuptohet se është një pjesë e banorëve që duan të vendosin për të ardhmen e tyre”, deklaroi Guardiola.

“Spanja do të mundohet që ta mbuloj realitetin, por mediat botërore do të tregojnë të vërtetën. Lexova në ‘El Pais’ që thuhej se kishte oficerë të policisë të lënduar. Të lënduar nga çka? Nga votat? Ka qenë e kundërta sepse ata kanë lënduar njerëzit me plumba të gomës, që janë ilegale në Kataluni.”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës.

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit