AAK: Do ta ndryshojmë Suharekën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim në mbrëmje në Suharekë, ku ka premtuar se do të bëjë ndrsyhime të mëdha në këtë qytet nëse e merr besimin për ta drejtuar.

Kryetari i Aleancës, njëherësh kryeministër i vendit, ka thënë në Qeverinë qendrore tashmë janë njerëzit që populli ua ka dhënë besimin. Ai ka thënë se marrja e drejtimit të Qeverisë nga AAK-ja e dinamizuar punën.

“Dhe fushata e Aleancës po jep dëshmi të mira. Çdo herë i mendoj pengesat e këtij vendi… Unë po bëj përpjekje që me mbërri te qytetari”, tha Haradinaj.

Ai ka folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), përmbushja e të cilës, sipas tij, do ta sjell liberalizimin e vizave. Kurse për FSK-në tha se janë duke punuar që të avancohet drejt anëtarësimit në NATO. “Dhe kjo do të ndodhë”, u zotua ai.

E Bali Muharremaj i cili synon të drejtojë Komunën e Suharekës ka treguar çfarë do bëjë në katër vitet e ardhshme.

“Kemi përgatitur një program, në bashkëpunim me qytetarët dhe shoqërinë civile. Programi është i thjeshtë dhe kemi vullnetin për ta ndryshuar Therandën. E para është ndryshimi i administratës; pikë tjetër është arsimi, i cili ka degraduar. Në mandatin tonë arsimi do të jetë cilësor. Shëndetësia do të lulëzojë… Asnjë mjek nuk do të mbetet pa punë pas 1 janarit 2018”, tha Muharremaj.

Tjetër prioritet i qeverisjes së AAK-së në Suharekë do të jetë bujqësia, si një sektor i rëndësishëm për këtë komunë.

“Bujqit nuk do të sillen nëpër oborr të Komunës, por Komuna do të shkojënëpër oborre të bujqve”, është shëprehur Muharremaj, i cili ka premtuar subvencione dhe mbështetje për bujqit.

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit