18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Kandidati i AAK-së për Prizrenin premton 5 mijë vende të reja pune

Fshati Gjonaj, zonë e Hasit të Prizrenit, ishte vendtakim i qytetarëve me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, tha se lidhja e tij me Hasin është e veçantë pasi aty la të vrarë Luanin, vëllanë e tij tashmë të ndier.

“Unë i gëzona punëve që i bën Luli por edhe qeveria jonë. Nuk dua me na ikë djemtë për bukë të huaj. Nuk është zgjidhje me i ba krejt me një vend por me ba punë në vendin ku je. Puna intensive bëhet me arrit tek secili kudo që është. Puna mos me u ndalë jo vetëm  deri tek ata që i njohim por me arrit deri te qytetari”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj duke i dhënë mbështetje  kandidatit për kryetar, tha se nuk trembet nga punët.

Prizreni është kryeqyteti i të gjithëve. Luli nga puna që bënë, nuk trembet nga punët dhe ka qasje të zbatueshme. Qeverinë nacionale që e kemi duhet të ketë edhe Prizreni. Po të kishte përgjegjësinë e plotë Luli,  kish me ia dal”, theksoi Haradinaj.

“Shtratin e lumit të Drinit do ta rregullojë”, tha Haradinaj teksa ka premtuar vendbanime në të dy anët e lumit Drin.

E kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Lulëzim Kabashi, ka thënë se brengat e qytetarëve i ka vendosur në programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

“Unë synim kryesor e kam punësimin dhe unë do të hapi 5 mijë vende të reja të punës. Ky numër është i arritshëm, do të ndihmojmë bujqësinë dhe industrinë, do të ndihmojmë studentët” tha Kabashi.

Më tej, Kabashi, premtoi shërbime të mira shëndetësore, dhe barazi gjinore, duke përfshirë 50 për qind femra në menaxhimin e drejtorive..

Shërbimet shëndetësore do të përmirësohen sepse ordinancat publike do të punojnë 24 orë, dhe menaxhimi i drejtorive 50% do të jenë femra. Por do tu ndihmojmë edhe kategorive sociale bashkë me qiftet e reja do tu japim banesa sociale”, ka thënë Kabashi i cili premtoi edhe rritje të cilësisë në arsim në këto anë bashkë më përmirësimin e infrastrukturës së Hasit.

Më Shumë

Prizreni nis fazën përgatitore më 1 korrik

Klubi futbollistik Prizreni ka bërë të ditur se faza përgatitore zyrtare për sezonin e ri do të nisë më 1 korrik 2025. Megjithatë, një...

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

Lajmet e Fundit