15.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Kanga e rinisë

Poezi e shkruar nga Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni.

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu…
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

Më Shumë

Vërmicë: Kapet me marihuanë, ndalohet një shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në pikën hyrëse në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur substanca...

Policia “ua prish qejfin’ meraklinjve të shpejtësisë në Prizren

Mbrëmë rreth orës 21:50, policia ka marrë informacione për një grumbullim të dyshimtë të automjeteve në parkingun e një pike karburanti në dalje të...

Lajmet e Fundit