Lamtumirë Real, Zidane mund të largohet nga klubi spanjoll

Zinedine Zidane në fund të sezonit mund të largohet nga Real Madridi.

Trajneri francez, Zinedine Zidane dhe Real Madrid mund të ndahen në fund të sezonit, edhe pse kanë kontratë deri në vitin 2020.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Zidane po planifikon largimin nga Los Blancos, me të cilin ekip fitoi dy Liga të Kampionëve dhe një La Ligë.

Mundo Deportivo shkruan se Zidane do të bëhet selektor i Francës pas kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Mbetet të shihet nëse në fund të sezonit Zidane do t’i thotë lamtumirë Real Madridit. /Express/

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit