Vdekje e dyshimt në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete, dje, në një objekt në Prizren.

Vdekja e viktimës, sipas raportit të policisë, cilësohet e dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

“Në një objekt është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, njofton Policia e Kosovës, përcjellë PrizrenPress.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Lajmet e Fundit