24 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

EC.. kërkon mbikëqyrje të çdo aktiviteti ndërtimor në Qendrën Historike

Praktika e dëmtimit të objekteve të vjetra me vlerë që ndodhen në Qendrën Historike të Prizrenit nga faktori njeri po vazhdon, konstaton kumtesa nga OJQ EC Ma Ndryshe, transmeton Koha.net.

Rasti i fundit i këtillë ka ndodhur të hënën pasdite në rrugën “Hysen Rexhepi” në Prizren, me ç’rast është rrënuar muri anësor i objektit të Kryqit të Kuq. Informatat fillestare tregojnë se në këtë rast nuk ka pas rrënim të qëllimshëm dhe se një gjë e tillë ka ndodhur si rrjedhojë e mungesës së masave mbrojtëse ndaj objektit fqinj.

Për dallim prej herëve të kaluara, reagimi i autoriteteve policore në këtë rast ka qenë i menjëhershëm.
Ndërsa autoritetet komunale kanë bërë të ditur se muri anësor i objektit të Kryqit të Kuq është rrënuar gjatë punimeve për rrënimin e një objekti tjetër në ngastrën fqinje, me gjasë nga pakujdesia e operatorit dhe nga bazamenti jo i fortë i objektit të vjetër. Sipas tyre DUPH-ja ka lëshuar leje të rrënimit për lokalin që ndodhej afër ndërtesës së Kryqit të Kuq, por se gjatë punimeve është dashur të merren masa mbrojtëse për objektin fqinj. Pas ndodhisë, autoritetet lokale kanë urdhëruar sigurimin e objektit të dëmtuar nga tri anët derisa në anën e dëmtuar duhet të sanohet objektit dhe i njëjti të sillet në gjendjen e mëparshme ekzistuese.

EC Ma Ndryshe vlerëson se objekti i Kryqit të Kuq ka vlerë historike, artistike, identiteti, peisazhore, ekonomike dhe funksionale. Fakti që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit i jep automatikisht statusin e objektit të mbrojtur me ligj.

Duke i marrë parasysh rastet e mëhershme sikurse edhe rastin e fundit EC rekomandon që përfaqësuesit e organeve komunale si dhe autoritetet e trashëgimisë kulturore të jenë prezent dhe të mbikëqyrin çdo aktivitet ndërtimor në Qendrën Historike të Prizrenit, ashtu që të parandalohen rastet e dëmtimit dhe rrënimit të objekteve me vlerë në këtë zonë të mbrojtur.

Më Shumë

Historia e këngës së famshme “Light my fire” të The Doors, pse Jim Morrison e urrente Robby Kriegerin

Historia e këngës “Light my fire” E shtunë, 5 gusht 1967. Kënga më e bukur e verës “Light my fire”, nis javën e dytë si...

Policia jep detaje për arrestimin e zyrtares në Prizren,Shpresa Osmanollaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e zyrtares së Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258 Ajo është arrestuar nën dyshimin...

Lajmet e Fundit