6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Austriakët i dhurojnë UPZ-së 4 mijë e 600 libra

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pranuar një donacion prej 4 mijë e 600 librave prej profesorëve,universiteteve dhe bibliotekave të Austrisë. Dorëzimin e donacionit të librave e ka bërë ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Mag. Gernot Pfandler dhe kontingjenti i KFOR austriak, të cilët kanë bërë bartjen e librave. Me këtë rast në emër të UPZ-së dhe Rektorit Vataj,

Prorektori Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, i dorëzoi një mirënjohje ambasadorit austriak, në shenjë falënderime për këtë donacion të çmuar për UPZ-në. Ky është një projekt nga Mag. Martina Drescher, mësimdhënëse në UPZ nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Hulumtime, Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj, shefe e degës së gjuhës gjermane në Fakultetin e Filologjisë dhe Prof. Dr. Izer Maksuti, mësimdhënës në degën e gjuhës gjermane.

Profesor Canaj dhe profesor Maksuti janë kuadro të universitete prestigjioze austriake, profesorët e të cilëve në Austri kanë kontribuar në grumbullimin e librave nëpër universitete austriake për UPZ-në. Librat vijnë nga institucionet ose personat në vijim: Dr. Arnulf Knafl (Shefi i Programit të Korrigjimit) – OeAD – Shërbimi i Shkëmbimit Austriak, Mag. Margit Kreiter – Biblioteka dhe arkivimi i bibliotekës kryesore të Vjenës, Mag. Karin Lach – Drejtor i Departamentit të Studimeve Angleze dhe Amerikane në Universitetin e Vjenës, Prof. Dr. Mag. Hans-Christian Luschützky – Instituti për Gjuhësi Universiteti i Vjenës, Mag. Stefan Alker-Windbichler – Drejtor i Departamentit të Studimeve Gjermane, Studime Holandeze, Studime Skandinave, Universiteti i Vjenës.

Më Shumë

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit