3.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

“Darka e Gabuar” botohet në rumanisht

72720Pas “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” të Kadaresë një tjetër roman i tij botohet në rumanisht. Bëhet fjalë për romanin “Darka e gabuar” përkthyer nga Marius Dobresku dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Humanitas”, ku janë botuar edhe pjesa më e madhe e veprës së Kadaresë. Që nga viti 1983, Dobresku ka përkthyer në rumanisht plot 23 romane dhe novela të shkrimtarit të shquar shqiptar.

Me rastin e botimit të këtij romani shkrimtari dhe përkthyesi Marius Dobresku shprehet se Kadare nuk është një shkrimtar që përtypet lehtë, i thjeshtë e që botohet me tirazhe të mëdha. “Vepra e tij është e rëndë, hera-herës e errët, që të vë në mendime dhe të bën të meditosh mbi historinë dhe pasojat e saj shkatërruese ndaj individit. Për rrjedhojë, lexuesit e veprës së Kadaresë janë përgjithësisht njerëz të kultivuar, që mund të bëjnë vlerësime, pra është një kategori njerëzish, jo shumë e madhe në numër, por tepër e rëndësishme për çdo shoqëri”, ka thënë Dobresku.

Sipas përkthyesit Luan Topçiu, romani “Darka e gabuar” në rumanisht ka hyrë tashmë në tregun e librit dhe premton të jetë një sukses editorial. “Është, sigurisht, një rast fatlum kur tek një përkthyes i huaj i letërsisë shqipe bashkohen njohja e hollë e gjuhës shqipe, transportimi mjeshtëror në gjuhën mëmë, rumanishten, me pasionin dhe dashurinë ndaj kulturës shqiptare e shqiptarëve si popull, çelësa që garantojnë suksesin tek publiku i huaj dhe jetëgjatësinë e veprës”, shprehet Topçiu.

Mesa duket, pas Shqipërisë dhe Francës, Rumania është vendi ku vepra e Kadaresë, po botohet e plotë.

Më Shumë

Ramush Haradinaj: Aleanca krah Prizrenit!

Kandidati i AAK?së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prizrenin, ku është pritur nga qytetarët në një atmosferë që, siç u...

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

Lajmet e Fundit