Përkujtohet poeti Abdullah Thaçi

Poeti, Abdullah Thaçi, është përkujtuar në dy vjetorin e vdekjes.

Krijuesit e kanë vlerësuar lartë krijimtarinë e Thaçit.

Prof.dr. Naser Pajaziti, tha se figura e Thaçit është e lartë .

“Ishte një burë i madh, një atdhetar dhe një poet i madh”, tha Pajaziti.

Bashkëpunëtori i poetit, Rexhep Gashi, ndërkaq evokoi momente të bashkëpunimit në shkollë .

Vajza e Abdullah Thaçit Alida Thaçi falënderoi bashkëpunëtorët e babait të saj, për përkujtimin, por edhe botimin e veprave të tij të lëna në dorëshkrim.

“Babai im i pati dy vendlindje, të cilat i deshi njësoj; Pejën ku u lind dhe u rrit dhe Prizrenin ku punoi tërë jetën e tij si profesor i lëndës së kimisë”, tha ajo.

“ Ai nuk ishte profesor i pedagogjisë, por nxënëseve u përcolli këshillat më të mira përmes vargjeve të tij duke ndikuar në edukimin e tyre”.

“ Ai nuk ishte psikolog po përmes vargjeve të tij hyri thellë dhe preku shpirtin e fëmijëve. Fjala e tij e skalitur me aq dashuri dhe ëmbëlsi prej prindi gjyshi mësuesi e edukatori ngrohu fëmijët që i deshi shumë”, tha e bija e Abdullah Thaçit.

Ora letrare është mbajtur nën organizim të Shoqatës për Kulturë dhe Art “Fidani” dhe Biblioteka Ndërkomunale në Prizren.
Poeti Abdullah Thaçi, ishte mjaft produktiv në letrat shqipe, e në veçanti në letërsinë për fëmijë.

U lind në fshatin Novosellë të Pejës më 1942, kurse vdiq vitin e kaluar. Shkollimin fillorë e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin e shkencave të natyrës, dega e Kimisë, në Universitetin e Prishtinës.

Në kohë të gjatë, punon si profesor në Gjimnazin e Prizrenit. Disa nga veprat e tija, janë; “Lumi i dritës”, 1980, “Treni i bardhë”, 1982, “Duke pritur ylberin”, 1983, “Piknik poetik”, 1986, “Anës Drinit”, 1989, “Ani, Kosovë, ani”, 1994, etj/PrizrenPress.com/

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit