6.9 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Amantina Pervizaj: Totaj bëri një fushatë dinjitoze pa përcjelljen e strukturave të degës së Prizrenit

Analistja Amantina Pervizaj- Kelmendi, nga Këshilli i Intelektualëve të Prizrenit, thekson për “Kosova Sot” se Prizreni pas dy mandateve te qeverisura nga PDK-ja do të sfidohet me balotazh.

“Garën në mes PDK-së dhe VV-së me një diferencë prej afro 9.2 për qind në balotazhin e 19 nëntorit do ta karakterizojnë dy rryma të ndryshme dhe shumë kontradiktore. Në njërën anë Shaqir Totaj, një kandidat me biografi shumë atraktive dhe lavdëruese, si dhe në anën tjetër Mytaher Haskuka i përgatitur akademikisht dhe profesionalisht – të dy goxha mirë në sferat kontributdhënëse të deritanishme pritet të kenë një garë fer në balotazh. Shaqir Totaj jashtë politikës ishte shumë i përfolur për të qenit shumë strikt, profesional, dhe me etikë menagjuese në institucionet e rëndësisë së veçantë ku ai kontribuon”, theksoi ajo.

“Në anën tjetër do të jetë Mytaher Haskuka – Myta, profesor i Universitetit të Prishtinës, i cili me një biografi akademike dhe kontributdhënës në dy mandate në Parlamentin e Kosovës dhe si deputet nga radhët e VV-së u pa më i arsyeshmi për t’i hyrë garës për të parin e qytetit te dytë të Kosovës, prej nga Haskuka e kishte prejardhjen ngase ka kohë që nuk jetonte me aty. Përkundër spekulimeve dhe demagogjive të ndryshme është logjikë e mirë e VV-së për kandidimin e Mytaherit për kryetar, ngase në zgjedhjet parlamentare doli nga më të votuarit e rajonit të Prizrenit”, u shpreh ajo.

“Si pikë e dobët dhe që ndoshta e rangoi Mytën si të dytin e doktorin nga LDK-ja të tretin ishte mishërimi me problematikat e qytetit dhe qytetarëve”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Gjesti lë shtëpinë, niset me urgjencë për spital

Gjesti është larguar përkohësisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Kjo pasi Gerta Gixhari gjatë festës në shtëpi i hedh dy herë alkool Gjestit...

35 milionë euro për 22 kilometrat e para të rrugës Prizren-Tetovë

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë u inspektuan nga ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn, Aliu dhe ministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Nikoloski....

Lajmet e Fundit