KMDLNJ në Prizren: KEDS po hyn paautorizim nëpër shtëpia familjare

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, akuzon KEDS-in se në mënyrë të paautorizuar po hyn nëpër shtëpia familjarë.

Koordinatori Bashkim Kajdomçaj thotë se KMDLNJ në vazhdimësi ka marrë ankesa nga qytetarë të ndryshëm, lidhur me ankesat karshi KEDS-it.

“Ditëve të fundit në Komunën e Prizrenin dhe rajonin e tij, janë shpeshtuar kontrollet e KEDS-it, në kërkim të keqpërdoruesve të mundshëm, të cilat KMDLNJ i ka përkrahur dhe do t’i përkrah edhe në të ardhmen”, tregon ai..

“Por, sjellja e punëtorëve (disa nga ta), me rastin e këtyre kontrollimeve në shtëpi, nuk përkon me normat elementare të të drejtave të njeriut. Jo rrallë, ka hyrje nëpër shtëpi (me rastin e kontrollimeve) ku ka vetëm të mitur dhe pa asnjërin prind apo të rritur, bëhen kontrollime. Kjo paraqet shqetësim, pos ndërhyrjes në privatësi, fëmijët mund të jenë të traumatizuar por dhe të abuzuar”.

“Në të tilla raste pos shkeljes, hyrjes në shtëpi e banesa, ku nuk ka të rritur, shkelje është edhe mos lënia e ndonjë procesverbali në këto kontrolle rutinë, për kontrollimin e bërë”.

“Në rastet e kontrolleve, bastisjeve të organeve të sigurisë, policia gjithmon tregon autorizimin, kurse KEDS-i shpërfill këtë normë”.

“Qendra Rajonale e KMDNJ-së, kërkon nga zyrtarët e KEDS-it që të evitojnë këto sjellje, që dëmtojnë imazhin e saj, sidomos kur kemi të bëjmë me të mitur”.

“Ndërkohë, KMDLNJ kërkon nga qytetarët që të kryejnë detyrimet ndaj KEDS-it, si dhe inkurajon qytetarët që për raste të tilla të njohtojnë KMDLNJ-në,si dhe të drejtohen organeve të shtetit, prokurorisë dhe policisë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Lajmet e Fundit