13 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Blerim Çoçaj: Humbja e Zafirit

Gazetari Blerim Çoçaj thotë se kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, është i vetmi që është përballë me linçim në zgjedhjet e 22 tetorit.

“Zafiri është i vetmi kandidat, jo vetëm në Prizren, që është përballë linçim. Decertifikimi nga KQZ-ja me arsyetimin se “është dënuar për vjedhje të rrymës”, Zafës i ka kushtuar në votë”, shkruan ai në “Facebook”.

“Pavarësisht fitores të së drejtës në Gjykatën Supreme, fushata linçuese ndaj tij, vazhdoi nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conenell”.

Postimi i plotë në Facebook

Zafir Berishës i është shuar edhe një herë ëndrra për t’u bërë kryetari i Prizrenit. Ai, në zgjedhjet e 22 tetorit nuk arriti të hyjë as në balotazh.

Për dallim nga viti 2013, sivjet pati rënie të votave. Siguria në fitore, i rezultoi me zhgënjim. Rruga e vetme për ta bërë së paku Nismën me pushtet i ka mbetur balotazhi.

Zafiri është i vetmi kandidat, jo vetëm në Prizren, që është përballë linçim. Decertifikimi nga KQZ-ja me arsyetimin se “është dënuar për vjedhje të rrymës”, Zafës i ka kushtuar në votë.

Pavarësisht fitores të së drejtës në Gjykatën Supreme, fushata linçuese ndaj tij, vazhdoi nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conenell.

Ky nuk nguroi ta quan edhe kriminel!

Përgjigja e Zafirit, ndërkaq ishte tepër e rëndë dhe ofenduese. Kërkimfalja nuk kompensoi gafën e tij, që bëri në drejtim të Ambasadori i Britanisë së Madhe.

Ofendimi i Ruairi O’Conenell, u bë temë kudo në Prizren.
Por, nuk ishin vetëm këto dy faktorë që ndikua në humbjen e zgjedhjeve të Zafir Berishës. Ai, bëri edhe shumë lëshime të tjera.

Gjatë debateve me kundërkandidatët, Zafiri u tregua tepër i “moderuar”.

Nuk ishte Zafiri i vërtetët !

Artificial !

Dallonte shumë nga Zafiri, që qytetarët e njihnin prej vitesh.

I ashpër ndaj rivalëve !

Akuzues deri në pikë të fundit!

Asnjë fjalë për keqqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së në Prizren.

Ai, dukej sikur e kishte krijuar një komoditet të tepruar të fitores për në balotazh.

Ose llogariste në rezultatin e vitit 2013!

Zafiri nuk arriti të kuptojë se gara e 22 tetorit të këtij viti, dallonte shumë nga viti 2013. Sepse, përballë nuk e kishte Ramadan Mujën dhe Eqrem Kryeziun.

Muja, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2013, kohën më të madhe të fushatës e kalonte në gjykatë, ndërkaq Eqrem Kryeziu i LDK-së, ishte një kandidat i harxhuar dhe i ndëshkuar nga qytetarët për keqqeverisje në vitin 2007.

Rivalët ishin të një kategorie tjetër.

Zafiri është përgjegjës edhe për moszgjerimin e Nismës në Prizren. Ky subjekt politik në dy palë zgjedhje nacionale, pothuaj ka marrë vota në çdo lagje e fshat të Prizrenit. Kjo votë nuk është identifikuar e as ruajtur.

Nisma, ka pasur dhe ka mundësi të zgjerohet me nëndegë në çdo lagje e fshat të Prizrenit. Nuk mjafton angazhimi dhe ofrimi i kuadrove vetëm në prag të zgjedhjeve.

Zafiri duhet ta lexojë drejt rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit.

Nuk fitohet me ëndrra !

Ps. Në vijim humbja e Lulëzim Kabashit

 

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do...

E refuzoi në BBVA/ G Bani dhe Valbona bashkohen me njëri-tjetrin?

G Bani dhe Valbona Mhilli ishin dy nga personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 4, të cilët u dukën se disa herë...

Lajmet e Fundit