Nis takimi mes LDK-së e Vetëvendosjes në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, është duke zhvilluar një takim me zyrtarët e LDK-së në zyret e këtyre të fundit.

Në këtë takim po diskutohet për mundësitë e një bashkëpunimi mes këtyre dy partive për ta përkrahur Haskukën në balotazhin e 19 nëntorit kundër Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Degës së LDK-së, dega në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë më herët gjatë ditës për Klan Kosovën se takimi është kërkuar nga Vetëvendosje.

Avdyli ka thënë poashtu se qëndrimi i tyre është që këtë mandat të mbesin në opozitë, por janë të hapur për të parë se çfarë ka për të ofruar Vetëvendosje dhe cilat janë mundësitë e bashkëpunimit.

Ai ka deklaruar për Klan Kosovën se ky është takimi i parë zyrtar në mes të Vetëvendosjes e LDK-së në Prizren dhe se takime të mëhershme, ashtu siç është raportuar nëpër media, nuk ka pasur.

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit