Shkruan: Blerim Çoçaj
Lulëzim Kabashin e AAK-së, asnjëherë nuk e kam parë në garë për kryetar të Prizrenit. Synimi i tij i vetëm ka qenë dhe mbetët posti i nënkryetarit të Komunës. Pas zgjedhjeve të vitit 2013, ai arriti këtë synim “jetësor”.
Për katër vite ishte nënkryetar i Ramadan Mujës.
Zëri nuk ju dëgjua !
Në fund të mandatit, filloi të kritikojë Mujën!
Edhe pas zgjedhjeve të 22 tetorit të këtij viti, Kabashi s’ka synim tjetër, përveç postit të nënkryetarit të Komunës. Por, tash realizimin e këtij synimi e ka pak më të vështirë.
Deklarimin e tij, për një bllok anti-PDK, më shumë e kam lexuar një përpjekje tjetër të tij që i vetëm të përfundojë sërish tek PDK-ja. Hipotetike, nëse LDK-ja dhe Nisma, arrijnë marrëveshje me VV-në për balotazhin e 19 nëntorit, AAK-në nuk e shoh pjesë të këtij koalicioni.
Arsyeja është shumë e thjeshtë.
Kabashi nga ky koalicion nuk do të mund të nxjerrë postin e nënkryetarit të Komunës.
Pak besoj edhe ndonjë drejtori.
Dega e AAK-së në Prizren, historikisht ka qenë patericë e PDK-së. Një koalicion në mes këtyre dy subjekteve politike para balotazhit, nuk do të përbënte as lajm.
Pavarësisht pozicionimit, AAK-ja nuk i duhet as PDK-së, por as VV-së.PDK-së nuk i duhet sepse, Kabashi nuk do t’i ketë më votat 22 tetorit, ndërkaq VV për shkak bashkëqeverisjes me PDK-në.
Në Kuvend nuk ka fuqi.
Cilido kandidat që do të fitojë në balotazh, nuk do ta ketë problem në të ardhmen votën e tre kuvendarëve të këtij subjekti politik.
AAK-ja është bashkëfajtore e keqqeverisjes në Prizren. Ky subjekt politik ka kushtëzuar edhe votimin e buxhetit në këmbim të interesova klanore…
***
Premtimi i kandidatit të AAK-së për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi, për hapjen e 5 mijë vendeve të reja të punës, nuk ishte gjë tjetër përveç një mashtrim i hapur për votë. Ata që kanë besuar në këtë premtim, hiq mos të zhgënjehen për humbjen e “Lulit”. Edhe sikur të kishte fituar , ky premtim nuk do të ishte realizuar.
Por, ky nuk ishte mashtrimi i vetëm !
Po ndalem vetëm të depolitizimi i arsimit, sektori më i ndjeshëm i shoqërisë. Kabashi premtonte depolitizim të arsimit, ndërkaq që për katër vite ishte pjesë e poltizimit të saj. Sot, kemi drejtorë, sekretarë e mësimdhënës të shkollave që janë emëruar me bekimin e AAK-së.
Ndryshimi nuk vije me mashtrim.
Votuesi nuk është naiv !!!
***
Lulëzim Kabashi, thuajse pas çdo debati më i “përgatitur” në raport me kundërkandidatët.
Janë dy arsye pse Kabashi i “fitonte” debatet.
E para: Kabashi kishte informacione për problemet me të cilat përballet Komuna e Prizrenit.
E dyta: Kabashi ishte bashkëkrijues i këtyre problemeve, prandaj ishte shumë normale që t’i dinte më mirë se sa kundërkandidatët.AAK-së në Prizren, i ka mbetur vetëm një rrugë e shpëtimit. Ajo është reformimi i tërësishëm i saj. Dega e këtij subjekti politik, deri më tash ka qenë strehë e njerëzve të PDK-së.
Kryetarët e kësaj dege, kanë përfunduar në PDK. Madje, njëri prej tyre tash është këshilltar i Presidentit, Hashim Thaçit.Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duhet të reflektojë nëse dëshiron të fuqizojë subjektin e tij politik në Prizren.
Psh. Në vijim balotazhi i Mytaher Haskukës