2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Në fshatin Pllanjan nisi ndërtimi i objektit të ri shkollor

Në fshatin Pllanjan, të Komunës së Prizrenit, të premten, nisi ndërtimi i objektit të ri shkollor. Lopatat e para të betonit në themele të objektit të ri të shkollës i hodhi kryetari i Komunës Ramadan Muja dhe drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit Zahadin Shemsedini.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, tha me këtë rast se ndjehet i kënaqur me përgatitjet për ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë vend panoramik. “Zoti ua ka falur këto bukuri “ tha Muja.

“Në objektin e ri fëmijët tuaj do të kenë kushte optimale për të mësuar në një objekt modern për të cilin Komuna e Prizrenit do të investojë mbi 400 mijë euro” thekosi Muja.

Sipas kryetarit të Komunës së Prizrenit objekti shkollor do të jetë modern, do t’i ketë të gjitha pajisjet, në kabinetin e informatikës e kabinetet e lëndëve tjera.

“Ne si Komunë gjatë mandateve tona kemi ndërtuar mbi 20 objekte të reja shkollore dhe fatmirësisht në Komunën e Prizrenit janë ndërtuar shkolla në të gjitha vendbanimet. Ky objekt le të ju shërbej fëmijëve të këtij fshati të marrin sa më shumë dije dhe të jenë konkurrues jo vetëm në nivel vendi por edhe më gjërë. Kemi qenë pran jush gjithmonë, kemi investuar në infrastrukturë, që ta doni edhe më shumë vendbanimin tuaj dhe të mos e braktisni po të jetoni këtu” tha Muja.

Drejtori i Arsimit Zahadin Shemsedini uroi fshatarët për nisjen e punimeve për ndërtimin e objektit të ri shkollor.

” Do të ndërtohet një objekt modern shkollor me rreth 2 mijë metër katror, me 9 dhoma mësimi, bllokun për parashkollor dhe do të jetë objekt modern që ofron mundësi për punë më të mirë të mësimdhënësve” tha Shemsedini.

Shemsedini foli fjalë të mira për drejtorin e shkollës së këtij fshati, i cili, tha Shemsedini është angazhuar shumë që të nis ndërtimi i objektit të ri shkollor.

Drejtori i shkollës së fshatit Pllanjan Alen Azari, tha se është një ditë e veçantë për banorët dhe nxënësit e fshatit Pllanjan.

Ai falënderoi Kuvendin Komunal të Prizrenit, kryetarin e Komunës por edhe donatorët tjerë që e kanë ndihmuar shkollën e fshatit si: Organizatën TIKA,Institutin Jounuz Emre, Ambasadën amerikane, GIZ -in gjerman etj./Gazetaere.com/

Më Shumë

“Perlë e Ballkanit”, lexuesi shkruan për Prizrenin në The Guardian

The Guardian ka publikuar një artikull për “zbulimet e preferuara të udhëtimit” gjatë vitit 2024, ku hyn edhe qyteti i Prizrenit. Aty përmendet xhamia...

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel "Adler". Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe...

Lajmet e Fundit