Bernard Përlazri, i akuzuar për vrasjen e Hekuran Morinës rrëfehet te vendi i ngjarjes (Video)

I akuzuari për vrasjen e Hekuran Morinës, Bernard Përlazri, ka dalë i shoqëruar nga Policia në vendin ku kishte ndodhur përleshja e armatosur më 23 shkurt 2015.

Gjykata e Prizrenit ka bërë sot rikonstruimin e vendit të ngjarjes në lagjen “Bazhderhane”. Aty janë sjellë tre dëshmitarë, të cilët rrëfyen se si ndodhi ngjarja në natën kritike.

Më pas, nën masa të rrepta të sigurisë në vendin e ngjarjes është sjellë edhe i akuzuari Bernard Përlazri.

“Derisa kam qenë te vijat e bardha Hekurani mu ka afru edhe m’ka thënë: Nalu, robt t’i q… Aty te vendi i taksistave i është bashku edhe vëllai i tij, Fadili. Aty Fadili ka ardhë në këmbë te automjeti im dhe ka krisë arma”, tha i akuzuari Bernard Përlazri.

“Unë kam gjuajtur një ose dy herë dhe e kam rrokur Fadilin në krah”, tha i akuzuari.

“Unë të drejtën jam tu e thënë. S’kam pas ku me shku”, shtoi Përlazri në vendin ku kishte ndodhur përleshja që përfundoi me të vrarë e të plagosur.

Bernard Përlazri tregoi po ashtu se ku ka qenë tashmë i ndjeri, Hekuran Morina, për të cilin tha se e ka parë duke e gjuajtur me armë dhe se edhe ky ka gjuajtur në drejtim të tij. /kallxo.com/

TEMAT:

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit