Nga Blerim Çoçaj
‘Myta’ nuk arriti t’i “mbytë” të gjithë kundërkandidatët, në zgjedhjet e 22 tetorit. Ai, u ““mbytë” nga kandidati i PDK-së, Shaqa. Dytë e kanë edhe një rast. Balotazhi është rundi i fundit i tyre. Një gjë është i sigurt.
Njëri prej tyre do të përfundojë i “mbytur” .
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk ka arritur aksidentalisht në balotazh. Të gjitha parametrat të qonin te ky rezultat. Madje, edhe kundërkandidatët e partive tjera politike që humbën me 22 tetor, parashikonin vetën në balotazh me Mytën e Vetëvendosjes
Edhe Shaqa i PDK-së.
***
Vetëvendosje në Prizren, ka qenë subjekti i vetëm në këtë qytet që për katër vite ka luajtur rolin e opozitës. Ndonëse numri i kuvendarëve nuk ka qenë i madh, zëri i tyre kundër Qeverisë së Ramadan Mujës, ka qenë i vetmi në Kuvend.
Ky angazhim është përkthyer në vota. Dy prej kuvendarëve, në zgjedhjet e qershorit, janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, Mytaher Haskuka, falë këtij angazhimi sot është në balotazh.
Haskuka, nuk mbahet mend për ndonjë angazhim në ngritjen e zërit për Prizrenin, në kohën sa ishte deputet në Kuvendin e Kosovës. Vepra më “madhore” e tij, ka qenë vetëm hedhja e ujit në fytyrën e ish-kryeministrit, Isa Mustafa.
Një faktor tjetër që ka ndikuar në arritjen e Haskukës në balotazh, ka qenë edhe programi. 43 pikat e prezantuara gjatë fushatës zgjedhore nuk janë abstrakte. Ato, janë të kapshme për qytetarët dhe të realizueshme.
***
Lëvizja Vetëvendosje, gjatë fushatës zgjedhore, është fokusuar shumë te titulli përgatitjes shkollore të kandidatit të tyre, Mytaher Haskuka. Në takime e njoftime të ndryshme, Haskuka çdo herë është prezantuar me titullin e përgatitjes shkollore, Prof. dr. Ende nuk e kam të qartë pse Vetëvendosje ka vendosur të fokusohet te përgatitja arsimore e Haskukës!?
Komuna e Prizrenit deri më tash nuk është udhëhequr nga analfabetët.
Së paku me letra!
Të gjithë kryetarët e pasluftës të Komunës së Prizrenit, kanë pasur përgatitje superiore.
Mr. Kadri Kryeziu
Prof.dr. Eqrem Kryeziu
Prof.dr. Ramadan Muja
Të tretë, e kanë sjellë në këtë deregje Prizrenin.
Titujt shkencor nuk ju kanë ndihmuar!
Nuk po e paragjykoj aftësinë që mund ta ketë Haskuka në menaxhim, por fokusimi te titulli i përgatitjes arsimore, për mendimin tim është i pakuptimtë.
Neveritës !
Komuna, nuk është institucion shkencor. Asaj i duhet një kryetar që respekton punën, ligjet dhe mbi të gjitha qytetarët. Një kryetar që mban premtimet dhe din t’i menaxhojë ato.
Pak fjalë, e më pak filozofi.
Haskuka, duket se i ka këto parime, marrë parasysh edhe punën që ka bërë pas luftës me projekte të ndryshme. Prandaj, atij nuk i duhet në fushatë fokusimi te titulli arsimor.
***
Mytaher Haskuka, në balotazhin e 19 nëntorit, do të përballet me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj. Kjo përballje nuk do të jetë e lehtë.
Garë interesante !
Haskukaj dhe Totaj, pres që do t’i peshojnë me milimetër veprimet e tyre. Një gabim i vogël mund t’ju kushtojë me humbje. Votuesi po i lexon programet, por edhe kandidatët.
Kujdes !
Në debatin e fundit në RTV Dukagjin, Haskuka është lëshuar shumë në punën që kundërkandidati, Shaqir Totaj, ka bërë në ATK. Pavarësisht përpjekjeve të tij, për ta nxjerrë menaxher të dobët kundërkandidatin, debati nuk besoj se shkojë në favorin e tij.
E para: Në shikim të parë të krijohej përshtypja se ata po garojnë për postin e ATK-së.
E dyta: Haskuka, nuk mund të vlerësojë (mos)punën e një institucioni që nuk e ka monitoruar asnjëherë.
E treta: Përqendrimi i debatit në punën e Totajt në ATK, më shumë ishte humbje kohe për të zbërthyer programin 43 pikësh për komunën e Prizrenit.
Haskuka, duhet të shfrytëzojë në maksimum kohën për të zbërthyer më në detaje premtimet e dhëna për Komunën e Prizrenit. Për shka të numrit të madh të kandidatëve për kryetar të Prizrenit, as Haskuka, por as Totaj, nuk kanë mundur në debate të zbërthejnë në detaje programin e tyre.
Tash e kanë rastin !
Thënie :
“Një nga humbjet më të pazëvendësueshme është humbja e kohës”.
Ps. Në vijim balotazh i Shaqir Totajt