Nisin ndërhyrjet emergjente në kompleksin e familjes Drini në Prizren

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, në kuadër të zbatimit të projekteve për ndërhyrje konsoliduese, restauruese dhe konservuese për objektet e trashëgimisë së rrezikuar, ka filluar zhvillimin e punimeve në kompleksin e familjes Drini në Prizren.

Projekti realizohet si investim i ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve i cili zbatohet përmes QRTK-së.

“Shtëpia e familjes Drini së bashku me objektin përcjellës (ahrin) dhe hambarin paraqet një shembull të kompleksit të shek. XIX me rëndësi të veçantë historike, artistike dhe arkitektonike. Ky objekt supozohet se është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe gjerë në ditët e sotme ka pasur një renovim të gjerë. Pozita e saj në afërsi të ngushtë me kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit respektivisht me kompleksin e Gazi Mehmet Pashës e bën atë edhe më të dukshëm. Si eksterieri ashtu edhe enterieri i shtëpisë përmban elemente etnografike, kurse drugdhendja është e theksuar dhe është punuar me përkushtim në stilin e arkitekturës tradicionale”, thuhet në njoftimin për media të QRTK-së.

Pas verifikimit të gjendjes ekzistuese të shtëpisë, QRKT thotë se është konstatuar se rrezikohet nga lagështia dhe shfaqen probleme në strukturën e saj, të cilat e rrezikojnë objektin në tërësi.

“Konstruksioni i kulmit është i amortizuar dhe një pjesë të strehës nga ana fqinje, pra në pjesën perëndimore të objektit është i deformuar në tërësi”, thotë QRTK në njoftimin për media.

Ndërkaq thotë se ky intervenim vjen si rezultat i nevojës së domosdoshme për të mbrojtur në tërësi kompleksin e familjes Drini e cila është karakteristikë për trashëgimin arkitekturore të Prizrenit.

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit