10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Kallxo 360: Skaj më skaj të Lidhjes së Prizrenit

Një prej ndërtesave shekullore që simbolizon mobilizimin shqiptar vjen e xhiruar nga të gjitha anët nga kamera e teknologjisë së fundit, 360 shkallë.

Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit gjendet në kuadër të Kompleksit të Gazi Mehmed Pashës, në qendër të qytetit.

Ndërtesa është pjesë e një kompleksi historik me veçanti kulturore dhe historike.

Në ndërtesën që tani është e rindërtuar, është mbajtur një nga kongreset më të famshme mbarë shqiptare.

Më 10 qershor të vitit 1878, delegatë nga shumica e trojeve shqiptare u mblodhën në ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit për të gjetur zgjidhje në ndaljen e pushtimeve të trojeve shqiptare.

Kjo ndërtesë hyn në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit fillimisht ka shërbyer si ders-hane (mësonjëtore) e kompleksit të Gazi Mehmed Pashës. Ndërsa vitin 1878 e deri në vitin 1881 kjo ndërtesë u shfrytëzua si zyre administrative e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit ishte shkatërruar tërësisht nga ushtria serbe në luftën e vitit 1999

Ajo u rindërtua pas luftës, në qershor të vitit 2000 dhe në vitin 2003 u bë ridizajnimi i oborrit të këtij kompleksi historik.

Tani ky kompleks shërben edhe si muze historik ku janë të ekspozuara veshje tradicionale, buste të figurave të rëndësishme të kohës, e të tjera.

KALLXO.com do të sjellë një seri të video reportazheve me kamerën 360 shkallë nëpër objekte dhe zona të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore

Më Shumë

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lajmet e Fundit