Të rinjtë në Prizren pastrojnë shenjat e dëmtuara të trafikut

Komuna e Prizrenit, të martën, ka njoftuar se në bashkëpunim me misionin e OSBE-së dhe me pjesëmarrjen e Policisë së Kosovës dhe të të rinjve të komuniteteve të ndryshme ka realizuar aktivitetin për pastrimin e shenjave të komunikacionit, duke kontribuar kësisoj në respektimin e gjuhëve zyrtare.

Shefi i Zyrës së informimit të Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka vlerësuar se ky projekt është përmbajtjesor për respektimin e vlerave demokratike dhe gjuhëve “si mundësi e vetme e avancuar e komunikimit me njëri-tjetrin në arritje të përbashkëta”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Të rinjtë shqiptarë, boshnjakë, turq dhe nga komuniteti RAE, ka realizuar projektin e pastrimit të shenjave të komunikacionit nga dëmtimet me të vetmin qëllim që drejtuesit e automjeteve motorike në hyrje të qytetit tonë ta kenë sa me të lehtë orientimin dhe të lëvizin lirshëm në gjithë territorin urban e rural të Komunës”, ka bërë të ditur Berisha. Sipas tij aktivitete të tilla të përbashkëta do të realizohen edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit